KOLANA
- Geraint Parry0
- Novelë grafike4
- Të tjerë-non fiction3
- Autorë Shqiptarë162
- Biografi & Kujtime19
- Letërsi Bashkëkohore Amerikane48
- Letërsi Europiane201
- Letërsi Hispanoamerikane20
- Letërsi për fëmijë dhe të rinj43
- Poezi35
- Shkrimtarë Nobelistë17
- Studime dhe Publicistikë53
- Të tjerë31
- Botime Universitare11
- Botime Shkollore22
- 20
Shkolla e bukurisë në Kabul
Gratë mbërrijnë në sallon pak para orës tetë të mëngjesit. Po të ishte ditë tjetër, do të qëndroja ende në shtrat, duke u përpjekur të merrja edhe një sy gjumë. Me sa duket, më duhet edhe një herë të mallkoj gjelin e fqinjit që më zgjoi sërish në agim. Madje po turfulloj nga zemërimi me tregtarët e perimeve, të cilët ia behin që në tre të mëngjesit me karrocat e tyre të zhurmshme me kuaj, apo me mullain e lagjes, i cili qysh në katër e gjysmë të mëngjesit guguron lutjen e tij të gjatë e të përvajshme. Mirëpo kjo është dita e ceremonisë së fejesës për Roshannan-n, prandaj dhe jam veshur për t’i hyre punës. Sapo kam pirë katër cigare dhe dy filxhanë kafe të çastit, të cilat m’u desh t’i përgatisja vet, pasi kuzhinierja nuk ka ardhur ende.