Rrënoja të bukura

Autor:Jess Walter ISBN: 978-99943-0-650-3 Kolana: Gjinia: Viti i botimit: 2021Përktheu: Albana Sala DwonchNr. faqe: 466 Çmimi: 1200 Lekë

Pas këtij ansambli të paharrueshëm personazhesh e ngjarjesh, shtrirë përmes dy kontinentesh e pesë dekadash, pulsojnë konflikte individuale etike dhe emocionale si edhe meditime brilante mbi fatin dhe kohën, Jess Walter i ka bërë vend vetes në rangun e parë të shkrimtarëve bashkëkohorë amerikanë. Një shkrimtar komik origjinal, një postmodernist cerebral dhe ngjizës i paarritshëm fabulash e ngjarjesh nga më të paparashikueshmet. – New York Times

 

Ashtu si deti Mesdhe, në ujërat e të cilit përkunden e tallaziten ëndrrat e fatet e këtij romani, Rrënoja të bukura është sa ndjellës dhe i ngrohtë, aq edhe befasues dhe fundosës. E pamundur të mos emocionohesh nga ky roman ku spikat shpirti klasik dhe stili postmodernist i shkrimtarit Jess Walter. – Albana S. Dwonch, Universiteti i Uashingronit

 

Jess Walter është gjeniu i letërsisë moderne amerikane. – Philadelphia Inquirer