Requiem

Autor:Antonio Tabucchi ISBN: 978-99943-0-343-4 Kolana: Gjinia: Nr. faqe: 164Përktheu: Shpëtim KelmendiViti i botimit: 2013 Çmimi: 700 Lekë

Një rravgim, një shajni, një përshpirtje.

Një requiem që është një ndarje lamtumire nga fantazmat e një gruaje, të një babai, të një miku, të një poeti, të një shtëpie, të një qyteti.

Në një gjendje midis vetëdijes dhe pavetëdijes, midis përvojës së reales dhe perceptimit të ëndrrës, pa qenë fare në gjendje të shpjegojë si e qysh, të dielën e fundit të një korriku, një njeri e sheh veten në mes të ditës në një Lisbonë të shkretë dhe zharitëse. Ai e di se ka veprime për të kryer – të fundmin sidomos: takimin me një personazh të famshëm dhe të vdekur, i cili, me gjasë, ashtu si të gjitha fantazmat, do të vegojë vetëm në mesnatë – por nuk e ka fare idenë se si do t’i kryejë. Kësisoj, ai i beson rrjedhës së rastësisë, sipas një logjike që ndjek asociacionet e lira të pavetëdijes. Dhe i qëllon të përshkojë një udhë që e nxit t‘i jetojë kujtimet në aktualitetin e asaj dite, të përsërisë disa çaste themelore të jetës së tij, të orvatet të zhdërvillojë nyjat e pazgjidhura në zanafillën e gjendjes së tij vegullore. Shajnia, udhëtimi, ëndrra përgjatë dymbëdhjetë orëve gjatë të cilave trysen e bymehen kohët e një jete të tërë: e shkuara dhe e tashmja përzihen mes tyre për të shpaluar njëra-tjetrën, të vdekurit e të gjallët takohen në të njëjtat vende, vendtakimet caktohen në një palëvizshmëri që s’ka të bëjë fare me kohën. Me këtë Requiem, në trajtën e pabotuar të ditarit të një përvoje të mistershme e urtake, Antonio Tabucchi ka shkruar një libër që shfaqet si nderim ndaj Portugalisë: thuajse ndaj kujtesës së një vendi që i përket thellësisht. Deri në atë masë sa e ka shkruar në gjuhën portugeze.