Pylli i pigmejve

Autor:Isabel Allende ISBN: Adrian Beshaj Kolana: Gjinia: , , , Nr. faqe: 244Përktheu: Adrian BeshajViti i botimit: 2020 Çmimi: 1000 Lekë

“Kujtimet e Shqiponjës dhe Jaguarit” nisën me Qytetin e Shtazëve, vijuan me Mbretërinë e Dragoit të Artë dhe Pyllin e pigmejve , duke e përmbyllur kështu trilogjinë.

Pasi përshkuan pyjet e Amazonës, majat e Himalajës dhe përballuan një mijë prova, tanimë Nadia dhe Aleksandri ndodhen në zemër të Afrikës së zezë, ku do të shpëtojnë popullin e pigmejve.

Ata udhëtojnë bashkë me gjyshe Kejtin, së cilës redaksia i ka caktuar detyrën për të shkruar një reportazh të rëndësishëm. Ndërkaq, në Najrobi, Aleksi dhe Nadia takojnë një falltare që i paralajmëron për një rrezik të afërt. Kur tashmë puna është duke përfunduar, hyn në skenë vëlla Fernandoja, një misionar që po kërkon dy shokët që kanë humbur në një rajon të paarritshëm. Vëlla Fernandoja i bind Kejtin dhe të tjerët që ta shoqërojnë për në Ngoube, vendmbërritja e mundshme e dy misionarëve. Aty e kuptojnë se në pyllin tropikal afrikan, gjuetia e paligjshme e elefantit dhe e kafshëve të tjera të egra tërheq mercenarë të paskrupullt. Të këqijtë tani janë shefat e Vëllazërisë së Leopardit: komandant Mbembeleja, magjistar Sombeja dhe mbret Kosongoja që ka skllavëruar fisin e pigmejve.

Protagonistët, të shtyrë në fillim nga kureshtja dhe më pas nga solidariteti, do të arrijnë të shmangin rreziqe pa fund, falë fuqive të tyre: Nadia duke u bërë e padukshme dhe duke folur me kafshët, Aleksandri duke u shndërruar në jaguar dhe të dy duke u mundur të komunikojnë me shpirtrat. Ata do të hyjnë në kontakt me kulturën e pigmejve, të cilët, me ndihmën e shpirtit të mbretëreshë Nana-Asantes, do të arrijnë t’i çlirojnë nga skllavëria. E po kështu do të bëhet e mundur edhe paqja midis pigmejve dhe fiseve të tjera.

 

Nga Shtëpia Botuese “Dudaj – libra të tjerë të Isabel Allende:

Shtëpia e shpirtrave

Paula

Bija e fatit

Portret në sepje

Ishulli nën det

Vendi im i imagjinuar

Shuma e ditëve

Loja e Riper-it

Fletorja e Majës

Përtej dimrit

Qyteti i shtazëve

Mbretëria e Dragoit të Artë

Dashnori Japonez