KOLANA
- Geraint Parry0
- Novelë grafike4
- Të tjerë-non fiction3
- Autorë Shqiptarë162
- Biografi & Kujtime19
- Letërsi Bashkëkohore Amerikane48
- Letërsi Europiane201
- Letërsi Hispanoamerikane20
- Letërsi për fëmijë dhe të rinj43
- Poezi35
- Shkrimtarë Nobelistë17
- Studime dhe Publicistikë53
- Të tjerë31
- Botime Universitare11
- Botime Shkollore22
- 20
Psikologjia e devijancave
Nazim Shtino ka lindur më 1940. Prej vitit 1965 ka ushtruar profesionin e psikiatrit, psikiatrit-ligjor dhe neurologut. Po kështu, ai ka kryer detyrën e mësimdhënies në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë, në Fakultetin e Mjekësisë dhe në disa universitete jopublike.
Në veprimtarinë e tij shkencore bëjnë pjesë këto monografi dhe tekste mësimore:
- Psikiatria ligjore – Tiranë, 1975
- Psikiatria ligjore – Tiranë, 1986
- Personaliteti dhe çrregullimet e tij – Tiranë, 2001
- Çrregullimet seksuale – Tiranë, 2002
- Çrregullimet e gjumit – Tiranë, 2003
- Psikiatria ligjore – Tiranë, 2004
- Psikiatria ligjore – Tiranë, 2011
- Vlerësimi i shëndetit mendor tek të dënuarit me privim lirie – Tiranë, 2014
Redi Shtino ka lindur më 1974. Ka kryer studimet e larta në Universitetin e Bolonjës – dega Fakulteti i Juridikut. Në vitin 2015, ai ka mbrojtur titullin doktor i shkencave juridike me temën: “E drejta parlamentare kushtetuese”, pranë Universitetit Shtetëror Tiranë – Fakulteti i Shkencave Juridike. Po kështu, në vitin 2016 ka mbrojtur të drejtën për të ushtruar profesionin e avokatit. Autori ushtron veprimtari pedagogjike në Universitetin Shtetëror të Tiranës (Fakulteti Juridik) dhe në disa universitete jopublike, prej vitit 2008 e në vazhdim. Prej vitit 2016, vazhdon veprimtarinë e tij profesionale pranë Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sporteve në sektorin e arsimit shkencor të lartë. Në veprimtarinë e tij shkencore ka kontribuar si bashkëpunëtor në hartimin e tekstit.
– E drejta Proceduriale Civile e Bashkimit Europian dhe e Drejta Parlamentare e krahasuar.
– Gjeneza Italo-Shqiptare – Tiranë, 2017.