KOLANA
- Geraint Parry0
- Novelë grafike4
- Të tjerë-non fiction3
- Autorë Shqiptarë172
- Biografi & Kujtime19
- Letërsi Bashkëkohore Amerikane49
- Letërsi Europiane210
- Letërsi Hispanoamerikane21
- Letërsi për fëmijë dhe të rinj43
- Poezi38
- Shkrimtarë Nobelistë18
- Studime dhe Publicistikë53
- Të tjerë32
- Botime Universitare11
- Botime Shkollore22
20
Pini kakao Van Houten
Në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare zbulova te vargjet e Majakovskit një fakt historik, që më la të shënjuar përgjithmonë. Shoqëria Van Houten, tashmë e njohur në atë kohë për kakaon (jemi në vitin 1910), pati një ide makabre dhe gjeniale: të blinte dëshirën e fundit të një të dënuari me vdekje për të promovuar pluhurin e saj të errët.
Si dëshirë të fundit, burri përballë turmës duhej të bërtiste sloganin: “Pini kakao Van Houten!”. Familja e tij do të merrte në këmbim një shumë të mirë parash që do t’i siguronte për ca kohë përballimin e nevojave. Burri bërtiti. Edhe unë si adoleshente bërtita. Që atëherë kanë ndodhur shumë ngjarje, por fjalia “Pini kakao Van Houten!” mbetet brenda meje si një gur themeli në bazat e një shtëpie.
Nuk mund t’i jepja një titull tjetër këtij libri, historitë e të cilit gjithmonë më kthejnë te kjo pije e zezë dhe te magjia e saj se çfarë është qenia njerëzore, e aftë të shitet deri në frymën e fundit.
Ornela Vorpsi
Që në rininë e hershme, Ornela Vorpsi është marrë me pikturë, letërsi dhe filozofi. Ka studiuar në Institutin e Arteve në Tiranë dhe më pas, në vitin 1991, u largua nga Shqipëria dhe ndoqi studimet në Akademinë e Arteve të Bukura të Brerës. Studimet i përfundoi në Universitetin Paris VIII me një tezë në fushën e filozofisë. Vorpsi shkruan në shqip, italisht dhe frëngjisht. Ka zgjedhur të shkruajë në gjuhë të huaj, në gjuhë të zhveshura nga fëmijëria e saj. Librat e saj janë përk- thyer në 22 gjuhë të botës. Ka fituar çmime të njohura letrare si Grinzane Cavour, Çmimin Viareggio dhe është zgjedhur ndër 35 shkrimtarët në Best European Fiction, antologji e kuruar nga Aleksander Hemon dhe Zadie Smith. Emrin e saj e rigjejmë në antologjine e Andrea Cortellessa, “Gli narratori degli anni zero”, ku Vorpsi rri përkrah 25 shkrimtarëve më in- teresantë të Italisë së sotme.
Në shqip edhe “Vendi ku nuk vdiset kurrë”, e së shpejti “Dora që nuk kafshohet”.





