KOLANA
- Geraint Parry0
- Novelë grafike4
- Të tjerë-non fiction3
- Autorë Shqiptarë162
- Biografi & Kujtime19
- Letërsi Bashkëkohore Amerikane48
- Letërsi Europiane201
- Letërsi Hispanoamerikane20
- Letërsi për fëmijë dhe të rinj43
- Poezi35
- Shkrimtarë Nobelistë17
- Studime dhe Publicistikë53
- Të tjerë31
- Botime Universitare11
- Botime Shkollore22
- 20
Përsëri me Filipin
Mitrushi ka dy fatkeqësi, – tregon me pasion Filipi. – Së pari, mamaja e tij ka bërë 13 fëmijë. Njëri do të dilte skarco. I takoi Mitros ky fat i bardhë. E dyta është më e hidhur, vazhdon Filipi. – Ai ishte kalama. Buzët me qumësht. Mamanë e thirrën në Komitetin e Partisë. “Urime, – i thanë. – Ke zbatuar porosinë e shokut Enver për të mbushur oborrin me kalamanër. Partia të shpërblen. Një medalje me vulën e Enverit ose një lopë me firmën e holandezit”. Meqë vinte nga familje e mëngjër, zgjodhi medaljen. U kthye në shtëpi. Në një dorë mbante Mitron, në tjetrën medaljen. Duke vrarë mendjen se cila pjesë e trupit e meritonte nderin, hapi krahët dhe… bum Mitrua ra në dysheme! Nuk pati ndonjë dëm të madh! – tregon Filipi. – Iu hap pak koka. Kur ia qepën vendin me mjete rrethanore panë se diçka kishte mbetur jashtë… Që nga ajo ditë, Mitroja mbeti pak si eksiq dhe bën budallallëqe me thasë, sidomos kur shkruan. Nuk e ka veten ne dorë! Prandaj, e mira është të mos i lexoni produktet e trurit të tij. Kur iu zë taksirati, mos i merrni gjërat seriozisht!