KOLANA
- Geraint Parry0
- Novelë grafike6
- Të tjerë-non fiction3
- Autorë Shqiptarë172
- Biografi & Kujtime19
- Letërsi Bashkëkohore Amerikane49
- Letërsi Europiane210
- Letërsi Hispanoamerikane21
- Letërsi për fëmijë dhe të rinj43
- Poezi38
- Shkrimtarë Nobelistë18
- Studime dhe Publicistikë53
- Të tjerë32
- Botime Universitare11
- Botime Shkollore22
20
Pasdite në kopshtin e shtëpisë – Muri Vëllimi II
Selma Dino, bija e vetme e dy prindërve të arsimuar e me kulturë perëndimore, lindi në Tiranë,
më 1954-n. Në vitin 1979 përfundoi studimet në Universitetin e Mjekësisë dhe më passpecializimin për gjinekologji. Në vitin 1991, pas ndryshimit të sistemit, largohet nga Shqipëria me bashkëshortin po mjek dhe djalin e vogël, duke emigruar në Milano, Itali. Pas disa vitesh të vështira, arrin ta barasvlerësojë diplomën e saj në Universitetin e Mjekësisë dhe Kirurgjisë së Milanos, gjë që i dha mundësinë të ushtrojë profesionin e saj aq të dëshiruar të mjekes. Jemi në Angli, Lufta e Dytë Botërore ka shpërthyer. Po ashtu një dashuri e madhe ka lulëzuar në kopshtin
e shtëpisë. çfarë do të ndodhë me Anën dhe Perlatin? Kemi mbetur me këtë pyetje që nga pjesa e parë e tetralogjisë “Pasdite në kopshtin e shtëpisë-Piktura”. “Pasdite në kopshtin e shtëpisë- Muri”, i ndarë në dy vëllime, është pjesa e dytë e sagës e cila ka filluar me pjesën e parë, “Piktura” dhe do të vijojë me “Gjerdani” dhe “Kthimi në kopsht”.
…Perlati nuk gjeti qetësi derisa i zbuloi të gjitha ato copat e vogla metalike të fshehura gjithkund nëpër vrimat e shtëpisë. Kontrolloi gjithandej, të gjitha kamaret e mureve. Kamare i thënçin, këto ishin ca vrima e të çara të vogla që formoheshin herë pas here në ndërmjetëzat e holla. Ana i kishte zënë me suva e pastaj i pat sheshuar duke mbuluar kësisoj edhe foletë e përgjuesve të vegjël. Perlatit iu desh të kontrollonte pëllëmbë për pëllëmbë, duke rrahur me gisht çdo centimetër, derisa i zbuloi të gjitha. Një punë e devotshme murgu që i mori shumë kohë, për ditë me radhë. Ndërsa ai kërkonte duke goditur mure e dyer, Ana rrinte rojë në dritare, që askush mos t’i zinte gafil. Së fundi, rezultuan gjithsej katër elemente, që Perlati i hodhi poshtë, diku thellë tutje nga banesa.





