KOLANA
- Geraint Parry0
- Novelë grafike4
- Të tjerë-non fiction3
- Autorë Shqiptarë163
- Biografi & Kujtime19
- Letërsi Bashkëkohore Amerikane48
- Letërsi Europiane202
- Letërsi Hispanoamerikane20
- Letërsi për fëmijë dhe të rinj43
- Poezi35
- Shkrimtarë Nobelistë17
- Studime dhe Publicistikë53
- Të tjerë31
- Botime Universitare11
- Botime Shkollore22
20
Pallati Soljano
Është mbrëmje maji, kur në pallatin Soljano – ndërtesa e shtatëqindtës e dinastisë së koralarëve të Kullës së Grekut – bie telefoni. E gjithë familja është mbledhur në tryezë për të ngrënë drekën: Ursula, e shoqja e Eduardit; të pesë fëmijët e tyre; Margarita, e vjehrra; dhe dy bijat e saj. Të gjithë janë në pritje që Eduardi të kthehet. Ursula ngre receptorin dhe nëpërmjet zërit me ton zyrtar të një polici njoftohet se i shoqi ka humbur jetën në një aksident automobilistik. Dhe ja tek vjen goditja e tmerrshme: dashuria e tyre tridhjetëvjeçare që përfundon sa hap e mbyll sytë.
Ursula nuk mund ta dijë se ajo dhimbje e beftë, në vetëm pak kohë ka për t’u kthyer në një dhimbje edhe më të fortë, në çastin kur zbulon disa fotografi të bashkëshortit, ku ka dalë një djalosh me sytë me bisht dhe ku shkruhet: “Yt bir, Stivi”.
Nga autorja italiane më e dashur, historia e re dhe e apasionuar e një familjeje madhështore, midis dashurive, dritave e hijeve, gëzimeve dhe hidhërimeve, sukseseve dhe dështimeve, brenda kornizës së një mjedisi sa të pazakontë, aq edhe joshës dhe pak të njohur: ai i koralit, materialit të çmuar e misterioz që lind në det.