KOLANA
- Geraint Parry0
- Novelë grafike4
- Të tjerë-non fiction3
- Autorë Shqiptarë162
- Biografi & Kujtime19
- Letërsi Bashkëkohore Amerikane48
- Letërsi Europiane201
- Letërsi Hispanoamerikane20
- Letërsi për fëmijë dhe të rinj43
- Poezi35
- Shkrimtarë Nobelistë17
- Studime dhe Publicistikë53
- Të tjerë31
- Botime Universitare11
- Botime Shkollore22
- 20
Njeriu i dëborës
ME TË RËNË DËBORA E PARË, AI DO TË VRASË SËRISH.
HERRI HOLI, QË TË KEQEN E NJEH NGA AFËR, ËSHTË I VETMI QË MUND TA NDALË SEPSE DI TË ARSYETOJË ME MENDJEN E VRASËSIT.
“Njeriu prej dëbore është një roman i pazhbirueshëm si vetë dëbora, i shndritshëm dhe abstrakt si
Kuartetet për harqe i fundit i Bethovenit: një përvojë letrare vërtet unike dhe trallisësh”. JAMES ELLROY
Një natë, pas dëborës së parë të vitit, Jonasi i vogël zgjohet dhe zbulon se e ëma është zhdukur. Shalli rozë që ai i kishte dhuruar për Krishtlindje është i mbështjellë në qafën e njeriut prej dëbore që, për çudinë më të madhe, atë ditë është shfaqur në kopshtin e tyre. Por kur edhe një grua e dytë zhduket në rrethinat e Oslos, parandjenjat më të këqija të inspektorit Herri Hol duket se ravijëzohen qartë e marrin trajtë reale. Duket sheshit se do t’i duhet të përballet me një vrasës serial, për herë të parë në Norvegji.
JO NESBØ ka shitur 30 milionë kopje të librave të tij në mbarë botën. Ndër këto përmendim librat “Lakuriqi i natës”, “Furrtaret”, “Gushëkuqi”, “Nemesi”, “Ylli i djallit”, “Vajza pa fytyrë”, “Leopardi”, “Fantazma”, “Policia”, “Etje” – të gjithë pjesë e serisë tejet fatlume me protagonist detektivin Herri Hol.
Nga shtëpia botuese Dudaj – libra të tjerë të JO NESBØ-s: “Gushëkuqi”, “Hakmarrja”, “Ylli i djallit”, “Vajza pa fytyrë”.