KOLANA
- Geraint Parry0
- Novelë grafike4
- Të tjerë-non fiction3
- Autorë Shqiptarë162
- Biografi & Kujtime19
- Letërsi Bashkëkohore Amerikane48
- Letërsi Europiane201
- Letërsi Hispanoamerikane20
- Letërsi për fëmijë dhe të rinj43
- Poezi35
- Shkrimtarë Nobelistë17
- Studime dhe Publicistikë53
- Të tjerë31
- Botime Universitare11
- Botime Shkollore22
- 20
Një hap drejt së panjohurës
“Një hap drejt së panjohurës” është një libër i mrekullueshëm. Historia e një amerikaneje të re, e cila u bë bashkëshortja dhe bashkëpunëtorja e një monarku arab. Ky libër paraqet një portret tërheqës të të ndjerit mbret Husein dhe përpjekjet e tij gjatë gjithë jetës për t’i sjellë paqen rajonit të dërrmuar nga lufta, këndvështrimin e një dëshmitareje reale për hendekun në rritje midis Shteteve të Bashkuara dhe kombeve arabe. Po ashtu ky libër është historia e sinqertë e një nëne dhe gruaje që diti ta mbante më së miri barrën që i ra, duke qenë bashkëshortja e një burri shteti. Por mbi të gjitha është një histori dashurie – ditari intim i një gruaje që u dashurua marrëzisht pas një mbreti dhe popullit të tij. E lindur në një familje të shquar amerikano-arabe dhe rritur mes privilegjesh, Lisa Halaby ndoqi vitin e parë të studimeve në universitetin e Princeton-it dhe në vitin 1974 u diplomua për arkitekturë dhe urbanistikë. Dy vjet më vonë, teksa kishte shkuar në Jordani të vizitonte të atin, u njoh rastësisht në pistën e aeroportit me mbretin Husein. Fort i admiruar në gjithë botën arabe si zë i moderuar dhe pinjoll i drejtpërdrejtë i profetit Muhamed, Huseini u bë shumë shpejt beqari më i lakmueshëm në botë, pas vdekjes tragjike të së shoqes. Herën tjetër që u takuan, Huseini ra kokë e këmbë në dashuri me vajzën e çiltër dhe sportive të mikut të tij të ngushtë prej aq vitesh. Pas një lidhjeje të fshehtë e marramendëse, Lisa Halaby u bë Noor Al Hussein, mbretëresha e Jordanisë.