KOLANA
- Geraint Parry0
- Novelë grafike4
- Të tjerë-non fiction3
- Autorë Shqiptarë162
- Biografi & Kujtime19
- Letërsi Bashkëkohore Amerikane48
- Letërsi Europiane201
- Letërsi Hispanoamerikane20
- Letërsi për fëmijë dhe të rinj43
- Poezi35
- Shkrimtarë Nobelistë17
- Studime dhe Publicistikë53
- Të tjerë31
- Botime Universitare11
- Botime Shkollore22
- 20
Ëndrra nga im atë
Në këtë libër kujtimesh të ndjera e mbresëlënëse, pa ngjyrime sentimentale, djali i një babai afrikan dhe i një nëne të bardhë amerikane kërkon t’i japë kuptim jetës së vet si amerikan me ngjyrë. Tregimi i tij nis në Nju-Jork, ku Barack Obama mëson se i ati – një figurë që për të kishte qenë më shumë mit se njeri – ka vdekur në një aksident rrugor. Kjo humbje e papritur frymëzon tek autori një odise emocionale që fillon të marrë trajtë në një qytet të vogël në Kansas, prej ku nis migrimi i familjes së nënës së tij për në Havai, pastaj vazhdon në Kenia, ku ai takon gjysmën afrikane të familjes së tij, përballet me të vërtetën e hidhur të jetës së të atit dhe më në fund vendos paqe në trashëgiminë e vet të ndarë.
“Provokues… por bindës në përshkrimin e fenomenit të përkatësisë së njëkohshme në dy botë të ndryshme, ndonëse në të vërtetë nuk i përket asnjërës prej tyre.” – New York Times Book Review
“Rrjedhshëm, qetësisht e me gjykim të thellë, Obama na udhëheq rrugën drejt e aty ku kryqëzohen çështjet më serioze të identitetit, klasës dhe racës.” – Washington Post Book World
“Një nga librat më të fuqishëm rreth zbulimit të vetvetes, që rrallë më ka rastisur të lexoj… i shkruar edhe bukur, me gjuhë të ngrohtë dhe i ndërtuar në formën e një romani.” – Charlayne Hunter-Gaunt, autore e “Në vendin tim”
Barack Obama e nisi karrierën si organizator komuniteti në disa nga lagjet më të varfra të Çikagos. Më pas ndoqi studimet për drejtësi në Universitetin e Harvardit. Në vitin 1992 drejtoi programin “Illinois Project Vote” për regjistrimin e votuesve të rinj. Nga viti 1997 e deri në vitin 2004, për tri mandate, ishte senator i shtetit të Ilinoisit.
Punoi si lektor në Universitetin e Çikagos për të drejtën kushtetuese, si avokat për të drejtat qytetare dhe si drejtues i disa shoqatave bamirëse.
Në vitin 2008 ishte kandidat i Partisë Demokrate për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe u zgjodh në këtë post të lartë për dy mandate.