KOLANA
- Geraint Parry0
- Novelë grafike6
- Të tjerë-non fiction3
- Autorë Shqiptarë175
- Biografi & Kujtime20
- Letërsi Bashkëkohore Amerikane50
- Letërsi Europiane214
- Letërsi Hispanoamerikane21
- Letërsi për fëmijë dhe të rinj43
- Poezi38
- Shkrimtarë Nobelistë18
- Studime dhe Publicistikë53
- Të tjerë32
- Botime Universitare11
- Botime Shkollore22
20
Ngritja e një shteti
Enver Hoxhaj është një nga politikanët më aktivë të Kosovës në dhjetë vitet e fundit. Aktualisht është ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës, ndërkohë që këtë post e ka ushtruar edhe në një mandat tjetër (2011-2014), duke luajtur një rol qendror në konsolidimin dhe fuqizimin e diplomacisë bilaterale dhe multilaterale të Kosovës. Në të shkuarën Hoxhaj ka shërbyer si ministër i Arsimit (2008-2011), ku është angazhuar në modernizimin e arsimit pas pavarësimit të vendit, si dhe ka shërbyer si deputet në katër legjislatura, ndërsa së fundmi ishte kryetar i Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme (2014-2016). Hoxhaj ka qenë anëtar i delegacionit të Kosovës në bisedimet e udhëhequra nga OKB-ja për zgjidhjen e statusit final të Kosovës (2005-2007), ku është angazhuar në procesin e shtetndërtimit para dhe pas pavarësisë së vendit. Më parë ka qenë profesor i Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës dhe aktivist i shoqërisë civile. Hoxhaj ka mbaruar studimet e doktoraturës për histori në Universitetin e Vjenës dhe është autor i shumë botimeve, librave dhe punimeve të tjera akademike. Hoxhaj flet rrjedhshëm gjuhën angleze, gjermane dhe serbo-kroate.





