Nëse një natë dimri një udhëtar…

Autor:Italo Calvino ISBN: 978-99943-0-262-8 Kolana: Gjinia: , Nr. faqe: 284Përktheu: Alban BobratiViti i botimit: 2012 Çmimi: 1000 Lekë

“Është një roman mbi kënaqësinë e leximit të romaneve; protagonist është vetë lexuesi, i cili për dhjetë herë rresht fillon të lexojë një libër që për disa arsye që janë jashtë vullnetit të tij, nuk arrin ta mbarojë. Më është dashur kështu, të shkruaj fillimet e dhjetë romaneve autorësh imagjinarë, të gjithë në një farë mënyre, të ndryshëm nga unë dhe të ndryshëm nga njëri-tjetri”. – (Nga një konferencë shtypi e mbajtur nga Calvino në Buenos Aires në 1984).

Më në fund kryevepra e Italo Calvino-s vjen në shqip, duke ruajtur gjithë origjinalitetin e stilit, strukturës, frymës dhe ideve të këtij romani post modernist.

Me t’u botuar në vitin 1979, ky roman u bë menjëherë një best seller.

Në vitin 2009, gazeta “The Telegraph” e përfshin “Nëse një natë dimri një udhëtar…” në vendin e 69 nga 100 librat që duhen lexuar.

Veçanërisht i vlerësuar në Britani dhe SHBA, Italo Calvino ishte shkrimtari italian më i përkthyer i kohës së tij dhe i nominuar shpesh herë për Çmimin Nobel.

Calvino ka marrë shumë çmime dhe vlerësime kombëtare e ndërkombëtare, mes të cilave Çmimin Feltrinelli, Çmimin Shtetëror të Austrisë për Letërsinë Europiane Staatspreis für Europäische Literatur, Légion d’Honneur, Çmimi i Karrierës nga World Fantasy Award.