KOLANA
- Geraint Parry0
- Novelë grafike4
- Të tjerë-non fiction3
- Autorë Shqiptarë163
- Biografi & Kujtime19
- Letërsi Bashkëkohore Amerikane48
- Letërsi Europiane205
- Letërsi Hispanoamerikane20
- Letërsi për fëmijë dhe të rinj43
- Poezi36
- Shkrimtarë Nobelistë18
- Studime dhe Publicistikë53
- Të tjerë31
- Botime Universitare11
- Botime Shkollore22
20
Merimanga dhe Pasvdekja
A mund të ndodhë që analet e Shqipërisë të kopjojnë historinë dhe, nga ana tjetër, që vetë historia e Shqipërisë të imitojë letërsinë? A mund të kalojë ajo, me hap të sigurt duke ndjekur fillin e Ariadnës, nga Jul Cezari dhe Makbethi i Shekspirit te fiksionet e stërholluara të Borhesit? “Me sa duket, po. Dhe që një pasqyrim i tillë të bëhet i konceptueshëm, këtë e mundëson mjeshtëria letrare e Bashkim Shehut. Nëse kinematografia mund të imitojë historinë dhe letërsinë – ashtu siç bën Bertoluçi te Strategjia e merimangës – madje të rikrijojë edhe vetveten, atëherë nuk është e çuditshme që diçka e ngjashme të ndodhë edhe në këtë roman, ku hasim një remake shqiptar të filmit të Bertoluçit.”
María Roces Gonzáles (përkthyese)
Lexuesi do të endet nëpër faqet e këtij romani të ndërtuar jashtëzakonisht bukur, pa e kuptuar nëse historia që po lexon është ajo e personazheve që kanë ekzistuar vërtet, si ajo e Ramize Gjebresë apo e Mustafa Gjinishit, me të cilat ndërthuret, apo do të përshkojë fillin e një trillimi të mirëfilltë.
Bashkim Shehu është shkrimtar shqiptar që jeton në Barcelonë. Shumë nga librat e tij janë botuar në Shqipëri, dhe disa prej tyre janë përkthyer e botuar në frëngjisht, anglisht, spanjisht, katalanisht, italisht, rumanisht dhe serbisht. Është fitues i Çmimit Balkanika (2015) dhe i vlerësimit special nga Juria e Prix Méditerrané Étranger (Francë, 2018), si dhe i disa çmimeve kombëtare shqiptare. Gjithashtu, ai është përkthyes i letërsisë (Camus, Borges, García Márquez, Bolaño, Cercas, Aramburu, Marias, etj.) dhe i librave nga fusha e shkencave humane dhe shoqërore (Kierkegaard, Hannah Arendt, Daniel Kahneman, etj.)