Mëndafshi francez

Autor:Sandra Brown ISBN: 99943-33-00-3 Kolana: Gjinia: , , Nr. faqe: 616Përktheu: Taqo TrajçeViti i botimit: 2004 Çmimi: 1200 Lekë

Sandra Brown është autore e dhjetëra romaneve bestseller të New York Times-it, si:  Atje ku ka tym, Mëndafshi francez, Fryma e skandalit, Imazhi i pasqyrës, Rrjeta e mëndafshtë, Enigma etj. Librat e saj janë botuar në mbi 21 vende. Ajo jeton në Teksas me bashkëshortin dhe dy fëmijët.

 

 

Si vetë qyteti i Nju-Orleansit, Klara Laurenti është një bukuroshe magjepsëse, e rrethuar me mistere e të fshehta. Ajo është përpjekur shumë për ta shndërruar biznesin e saj, “Mëndafshin francez”, që prodhon të brendshme grash, në një sukses të përbotshëm. Por një ditë një ungjilltar televiziv gjendet i vrarë me tre plumba dhe Klara dyshohet si vrasëse.

Ndihmësprokurori i qarkut, Robert Kesidi, e kupton se ajo e gënjen vazhdimisht gjatë hetimeve të tij për vrasjen, megjithëse joshet gjithnjë e më shumë nga bota dhe shpirti i saj. Por as dashuria e Kesidit dhe as mëtimet e saj për pafajësi nuk mund ta shpëtojnë Klarën, derisa ajo zbulon një të vërtetë tronditëse, të cilën ishte betuar ta merrte me vete në varr.

 

 

“Konfliktet ndizen dhe tensioni rritet gjithnjë e më shumë… qindra faqe me vrasje, intrigë e histori dashurie, që lexohen me një frymë.” – USA Today

 

“Brown e ka përsosur stilin e të shkruarit dhe ka bërë një hap përpara. “Mëndafshi francez”, romani i saj më i ri, ndërthur dashurinë e intrigën dhe ka një subjekt të shtjelluar bukur. Nëse ju pëlqen të lexoni LaVyrle Spencer e Danielle Steel, merrni “Mëndafshin francez”. Nuk do të zhgënjeheni.” – Cleveland Plain Dealer