KOLANA
- Geraint Parry0
- Novelë grafike4
- Të tjerë-non fiction3
- Autorë Shqiptarë162
- Biografi & Kujtime19
- Letërsi Bashkëkohore Amerikane48
- Letërsi Europiane201
- Letërsi Hispanoamerikane20
- Letërsi për fëmijë dhe të rinj43
- Poezi35
- Shkrimtarë Nobelistë17
- Studime dhe Publicistikë53
- Të tjerë31
- Botime Universitare11
- Botime Shkollore22
- 20
Memento Mori
“Mos harro se je i vdekshëm”.
Ky është mesazhi në thelb të veprës “Memento Mori” nga Tobias Xhaxhiu. Frymëzuar nga legjenda sa nokturne, po aq edhe romantike e “Besës së Konstandinit”, romani sjell për lexuesin një ritregim të freskët dhe epik të ngjarjeve të baladës, të vendosur kësaj radhe në Arbërinë para-osmane.
Stili i autorit është një aliazh mes realizmit magjik dhe romantizmit, që garanton një eksperiencë krejt të re në lëmin e letërsisë vendase. Libri është një himn dedikuar një kulture të harruar ballkanase e mbi të gjitha shqiptare, në pritje për t’u rizbuluar.
“Memento Mori” është një rrëfenjë e jashtëzakonshme mbi atë çka dikush është i aftë të kryejë për të vënë drejtësi dhe mbi të gjitha, për të mbajtur premtimet që nuk i zhbën dot as vdekja:
“Do lundroj me barkë të zezë lumenjve të ferrit dhe nuk do të ndalem. Për Kharontin nuk kam asgjë të shndritshme veç gjësë më të çmuar, besës sime…” — Dudaj —
Tobias Xhaxhiu me veprën “Memento Mori”.
Fitues i Fondit për Letërsinë e të rinjve nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit.
“Për sjelljen origjinale të një balade të njohur, mbajtjen pezull të lexuesit me të njohurat e të panjohurat, për përdorimin e një leksiku të pasur, për përzgjedhjen me kujdes të toponimisë dhe antroponimisë, në funksion të sjelljes së kohës dhe vendit ku zhvillohen ngjarjet e këtij romani” — QKLL —