Më ndrysho

ISBN: 978-99943-0-688-6 Kolana: Viti i botimit: 2022 Çmimi: 1100 Lekë
Romani “Më Ndrysho” me shtatë kapitujt e tij, tenton të jetë shëmbëlltyrë e jetës reale njerëzore, lindja, rritja, e në fund gjetja e vetvetes. Talenti është i lindur, por artist bëhesh vetëm nëse e ndjek ëndrrën. Jana, stilistja me duart magjike do t’i duhet të braktisë të tashmen, do t’i duhet të arratiset nga hijet e të kaluarës që të marrë pjesë në konkursin që do t’i ndryshojë jetën. Nëse ajo fiton, do të bëjë atë që ka ëndërruar gjithmonë, të ndryshojë modën.
Ky roman tenton t’u japë kurajë të gjithë atyre që talentin e mbajnë të ndrydhur për shkak të mosbesimit që kanë në shoqërinë përreth tyre. Ndërsa brezit të ri, kërkon t’i pëshpërisë se gjithkush mundet, nëse vërtet e do atë. “Realiteti fantazjos” është zhanri që autori kërkon të krijojë dhe perfeksionimi i tij ka vijuar me romanin e dytë të titulluar “Më Ndrysho”.
“Realiteti fantazjos” mbin si frymëzim nga arritjet e veprat e jashtëzakonshme të patreguara të të përditshmes, e më pas ndërthuret me imagjinatën e pafund të dëshirave tona.