Mall dhe Dashuri

Autor:Sali Zaimi ISBN: 978-99943-0-772-2 Kolana: Gjinia: , , Nr. faqe: 160Viti i botimit: 2025 Çmimi: 1000 Lekë

Sali Zaimi është lindur në Vërlen të Devollit, në vitin 1951. Ka përfunduar studimet në Fakultetin e Gjuhë-Letërsisë dhe është diplomuar për Letërsi. Ka shkruar artikuj të ndryshëm publicistikë, kritikë letrarë dhe shkrime pedagogjike. Në vitin 1994 ka botuar gazetën Shpresë e Re. Ka botuar përmbledhjet me poezi “Loti i këputur” dhe “Fryn erë”.

Në poezinë e Sali Zaimit takohen malli, kujtesa dhe dashuria – tri gjendje që gërshetohen me ndjeshmëri dhe përulësi. Ai shkruan me një ton të butë e të thellë, ku natyra bëhet pasqyrë e shpirtit: mali, jargavani, lulet e oborrit, hëna e netëve të vona. Në vargjet e tij dashuria është e gjallë; kujtimi merr frymë, ndjenja shndërrohet në poezi. Thjeshtësia e fjalës dhe ngrohtësia emocionale e bëjnë Zaimin poet të zemrës, të kthimit dhe të përjetimit të pastër njerëzor.

Në Orikum, i artë Dielli në perëndim,
Sirenat sapo kanë dalë mbi të bardhat valë.
Jul Çezari e humbi betejën në flirtim,
Hëna bëhet gati, nuse të dalë.