Lulet e shpirtrave

Autor:Valerie Perrin ISBN: 978-99943-0-685-5 Kolana: Gjinia: Nr. faqe: 490Përktheu: Margarita SkënderajViti i botimit: 2022 Çmimi: 1500 Lekë

“Lulet e shpirtrave” është një roman i shkëlqyer, që të shkakton emocione të vërteta duke na treguar për jetën reale, e cila fatkeqësisht nuk është gjithmonë rozë. Pena e ndjeshme, realiste dhe intime e Valérie Perrin u jep zë të “padukshmeve”, këtyre njerëzve të thjeshtë që vuajnë në heshtje.

Violeta Tusënti është roja e varrezave në një qytet të vogël në Burgonjë, në verilindje të Francës. Frekuentues të rregullt të varrezave, por edhe kalimtarë, shkojnë të ngrohen në dhomën e saj të ndenjjes, ku të qeshurat dhe lotët përzihen me kafen apo alkoolin që ajo u ofron. Jeta e saj e përditshme organizohet rreth rrëfimeve të tyre. Një ditë, për shkak se një burrë dhe një grua kanë vendosur të prehen së bashku në varrezën e saj, gjithçka ndryshon. Lidhjet që bashkojnë të gjallët dhe të vdekurit zhvarrosen dhe disa shpirtra që i mendonim të zinj, rezultojnë të jenë plot dritë.

Valérie Perrin na prezanton një roman mbi dhunën e fjalëve, dhunën e gjesteve, dhunën e heshtjeve, mbi humbjen e njerëzve të dashur, ndjenjën e braktisjes. Një roman që duhet lexuar me diellin në zemër, për të mos u ndier i përkulur nën peshën e pikëllimit. Është një libër që të rrëmben, të mahnit për nga historia. Shkrimi është i rrjedhshëm, ritmik. Pena është e ndjeshme, intime, poetike, shumë e bukur.