KOLANA
- Geraint Parry0
- Novelë grafike3
- Të tjerë-non fiction3
- Autorë Shqiptarë161
- Biografi & Kujtime17
- Letërsi Bashkëkohore Amerikane48
- Letërsi Europiane195
- Letërsi Hispanoamerikane20
- Letërsi për fëmijë dhe të rinj42
- Poezi32
- Shkrimtarë Nobelistë17
- Studime dhe Publicistikë53
- Të tjerë31
- Botime Universitare11
- Botime Shkollore22
- 20
LIBRI I PLUHURIT 2-MBRETËRIA E FSHEHTË
Philip Pullman është njëri prej shkrimtarëve më të mëdhenj anglezë. Ka lindur në Noruiç, në Angli, ndërsa gjatë fëmijërisë ka jetuar në Australi dhe Zimbabve. Është diplomuar në Oksford. Romani i tij i parë, Konti Karlshtajn, është botuar në vitin 1982. Prej asaj kohe ka botuar më shumë se 30 libra për fëmijë dhe për të rritur. Me Busullën e Artë dhe trilogjinë Këto çështje të errëta ka fituar, mes të tjerave, Medaljen Karnexhi, Çmimin prestigjioz të gazetës Gardian për Librat e Fëmijëve, si dhe çmimin Uitbred. Në vitin 2005 është vlerësuar me çmimin Memoriali i Astrid Lindgrenit, i konsideruar të jetë Nobeli i letërsisë për fëmijë.
Filip Pullman, të cilin Busulla e Artë e ka shndërruar në njërin prej shkrimtarëve më të lexuar dhe më të dashur të mbarë botës, krijues i njërit prej universeve më vizionare dhe të fuqishme të letërsisë artistike për fëmijë, rikthehet pas njëzet e dy vitesh në botën e Lirës me një histori të cilën ai vetë e ka përkufizuar si “paralele” me trilogjinë Këto çështje të errëta. Një lumturi, pothuajse e ngjashme me kthimin pas një mërgimi të gjatë, për lexuesit e tij aq të shumtë, si dhe një mundësi e jashtëzakonshme, për ata që nuk e kanë bërë këtë akoma, për të zbuluar një botë të tërë, të populluar nga daimonë, energji ambarike dhe aletiometër. Një univers i mbushur me metafora ndriçuese dhe të thella, një botë e ngjashme me tonën, diferencat e së cilës nuk e shndërrojnë në më fantastike, por në më reale se sa ajo realja. Krahasuar me të, jeta jonë e përditshme duket më e zbrazët, më e zbehtë, më e varfër dhe më e pakuptimtë.
Nga i njëjti autor, Shtëpia Botuese “Dudaj” ka në qarkullim edhe 3 librat e serisë “Këto çështje të errëta”: Busulla e artë, Thika e mprehtë, Tejqyra e qelibartë.
“Mbretëria e fshehtë” është vazhdim i serisë “Libri i pluhurit. Bukuroshja e egër”.