KOLANA
- Geraint Parry0
- Novelë grafike4
- Të tjerë-non fiction3
- Autorë Shqiptarë162
- Biografi & Kujtime19
- Letërsi Bashkëkohore Amerikane48
- Letërsi Europiane201
- Letërsi Hispanoamerikane20
- Letërsi për fëmijë dhe të rinj43
- Poezi35
- Shkrimtarë Nobelistë17
- Studime dhe Publicistikë53
- Të tjerë31
- Botime Universitare11
- Botime Shkollore22
- 20
Libri i Baltimorëve
Deri në ditën e fundit të Dramës, kishte dy familje Goldmanë. Goldmanët e Baltimorës dhe Goldmanët e Montklerit. Goldmanët e Montklerit, nga të cilët rrjedh Markus Goldman, autori i librit “E vërteta mbi çështjen Harry Quebert” janë një familje e shtresës së mesme, që banojnë në një shtëpi të vogël në Montkler, pranë Nju Xhersit. Goldmanët e Baltimorës janë një familje e pasur, që jeta u buzëqesh për gjithçka, jetojnë në një shtëpi luksoze në një periferi të pasur të Baltimorës, dhe të cilëve Markusi iu kushton një admirim pa kufi. Tetë vjet pas Dramës, Markusi vendos që kësaj radhe të tregojë historinë e familjes së tij, kur në shkurt të vitit 2012 ai largohet nga dimri njujorkez për në nxehtësinë tropikale të Boka Ratonit, në Florida, ku do t’i shtrohet punës për romanin e tij të ardhshëm. Në mëshirën e kujtimeve të rinisë së tij, Markusi i rikthehet jetës dhe fatit të Goldmanëve të Baltimorës dhe magjepsjes që ai provoi dikur për këtë familje të Amerikës së pasur, mes pushimeve në Majami, shtëpisë verore në Hamptons dhe çapkënllëqeve në shkollat private. Por vitet kalojnë dhe shkëlqimi i Baltimorëve shkërmoqet gjithmonë e më shumë me afrimin e Dramës. Deri në ditën kur gjithçka përmbyset. Ndërsa një pyetje e përndjek Markusin që nga ajo kohë: Çfarë ndodhi me të vërtetë me Goldmanët e Baltimorës?
Joel Dicker ka lindur në Gjenevë më 1985-ën. Romani i tij i parë “Ditët e fundit të baballarëve tanë” fitoi çmimin e shkrimtarëve të Gjenevës në vitin 2010. Pastaj, më 2012-ën botoi “E vërteta mbi çështjen Harry Quebert”, që fitoi njëri pas tjetrit Çmimin e Vokacionit Bleustein-Blanchet, Çmimin e Madh të Romanit të Akademisë franceze dhe Çmimin e 25-të Goncourt të Gjimnazistëve.