Leximtari

Autor:Bernhard Schlink ISBN: 978-99943-0-091-4 Kolana: Gjinia: Nr. faqe: 208Përktheu: Irena NasiViti i botimit: 2009 Çmimi: 900 Lekë

Ajo ka një bukuri joshëse, enigmatike, por është shumë më e madhe se ai… E dëshpëruar, ajo mban një të fshehtë. Një ditë, zhduket pa lënë gjurmë. Vetëm shumë vite më vonë ai e takon përsëri. Një hulumtim gati kriminalistik i një dashurie të çuditshme dhe një të kaluare të ndrydhur. Ky roman, i përkthyer në 43 gjuhë, vjen edhe në shqip nga Shtëpia Botuese “Dudaj”.

 

“Këtë libër nuk duhet ta lini pa lexuar, sepse ai ka vlera shumë të veçanta për letërsinë gjermane të ditëve të sotme.” – Tilmann Krause: “Der Tagesspiegel”, Berlin

 

“Një gjuhë e mbushur me ndjenja, por njëkohësisht edhe një saktësi që të habit. Me këtë libër shfaqet përpara lexuesit një shkrimtar gjenial. Kjo “histori e trishtuar” është edhe libri me personal i Schlink-ut.” – Mikael Shtolajs: “Frankfurter Allgemeine”

 

“Roman prekës për një dashuri torturuese. Ky libër ka një forcë të tillë tërheqëse që, po e more në dorë, nuk arrin të shkëputesh prej tij.” – Hanes Hintermajer: “Gazeta e mbrëmjes”, Munih

 

“Ky roman është shkruar me një çiltërsi që të magjeps. Është me të vërtetë fat që është arritur të shkruhet ky libër!” – Rajner Moric: “Die Weliwoche”, Cyrih

 

“Është një ngjarje për letërsinë.” -“Der Spiegel”, Hamburg

 

“Një libër i mrekullueshëm.” – “Le Monde”, Paris