KOLANA
- Geraint Parry0
- Novelë grafike3
- Të tjerë-non fiction3
- Autorë Shqiptarë161
- Biografi & Kujtime17
- Letërsi Bashkëkohore Amerikane48
- Letërsi Europiane195
- Letërsi Hispanoamerikane20
- Letërsi për fëmijë dhe të rinj42
- Poezi32
- Shkrimtarë Nobelistë17
- Studime dhe Publicistikë53
- Të tjerë31
- Botime Universitare11
- Botime Shkollore22
- 20
Kufiri
Ajo fjalë shënjon një vijë prej kilometrash të gjatë dhe vite të trashë. Është një vragë që përshkon materien dhe kohën, netët dhe ditët, brezat, ashtu si edhe vetë zërat që tregojnë për të, që ndjekin njëri-tjetrin, mbivendosen, kundërshtohen, ngjishen, zgjerohen. Është kufiri.
Është një vijë imagjinare e, megjithatë, është reale sa më s’ka… është një plagë e pambyllur, një vend i të gjithëve dhe i askujt, në të cilin, në mënyrë të padukshme, kushdo është pjesë: është kufiri që ndan e bashkon njëherësh veriun e botës: demokratik, liberal dhe të civilizuar, me jugun: të varfër, të kafshuar nga lufta, të prapambetur dhe antidemokratik. Pikërisht në zgrip të këtij kufiri luhet loja e madhe e botës bashkëkohore.
Ky prag është i parrokshëm, i papërvijueshëm, jomaterial: shkrimi i qaset kuturimthi, përmes orvatjeve, duke lëvizur në truall të paeksploruar, atje ku ndodhin migrimet dhe dëbimet, atje ku luftohet për të jetuar a për të vdekur.
Leograndeja na çon në bordin e anijeve të operacionit Mare Nostrum dhe peshkon fjalët nga thellësitë detare, ku kanë ngecur dhe rrinë fshehur. Na çon të njohim trafikantët dhe bebi-skafistët, bashkë me historitë e të mbijetuarve nga mbytjet e anijeve në Mesdhe, në detin e hapur pranë Lampeduzës; rindërton historinë e eritreasve, popull ndër ata që diktatura mizore i ka shtyrë drejt emigracionit, rrjedhojë edhe e kolonializmit italian; na tregon kufirin tjetër, atë grek, atë të Agimit të Artë dhe të Patrës, por edhe kufij të tjerë Ballkanit; na fut në një Libi që ka shpërthyer dhe është rrënuar, na fut në Qendrat të Identifikimit dhe Dëbimit, në Itali duke na njohur me shkeljet e të drejtave që ndodhin aty, në dhunën e periferisë romane dhe në atë që gjendet e fshehur në shpirtrat tanë: kështu i jepet zë vrimës së zezë së pashtershme, ku çdo ditë shemben të drejtat komunitare dhe ndërgjegjet tona. Sa vuajtje! Sa kaos! Sa indiferencë! Diku në të ardhmen, pasardhësit tanë do të pyesin veten se si vallë e lamë të ndodhte e gjitha kjo.