KOLANA
- Geraint Parry0
- Novelë grafike4
- Të tjerë-non fiction3
- Autorë Shqiptarë162
- Biografi & Kujtime19
- Letërsi Bashkëkohore Amerikane48
- Letërsi Europiane201
- Letërsi Hispanoamerikane20
- Letërsi për fëmijë dhe të rinj43
- Poezi35
- Shkrimtarë Nobelistë17
- Studime dhe Publicistikë53
- Të tjerë31
- Botime Universitare11
- Botime Shkollore22
20
Ku jemi e ku vemi
Pas njëzet e kusur vjetëve të një regjimi hibrid, të udhëhequr nga besnikët e diktaturës për të fshehur krimet e diktaturës, shqiptarët e thjeshtë kanë të gjithë të drejtën e robit e të Zotit që të zgjohen e të mos flasin më me vete. Kanë të gjithë të drejtën e robit e të Zotit shqiptarët e varfër që, përballë përpjekjeve të ethshme të këtij palo pushteti për të fshehur edhe krimin shtetëror të 21 janarit 2011, të mos flasin më me vete, por të thonë me zë të plotë: Mjaft më me këtë lloj pushteti, se mjekra sikur iu bë fshesë! Të mos flasin më me vete, por të thonë me zë të lartë: KU JEMI E KU VEMI?…
Këtë pyetje me zë të lartë ndoshta nuk duhet ta bëjnë sot vetëm shqiptarët e gënjyer e të vetëgënjyer, por duhet ta bëjë tok me ta dhe bota demokratike, që ka dështuar në qëllimin e saj të mirë për të na ndihmuar të kalojmë nga diktatura në një demokraci normale. Edhe bota e qytetëruar demokratike, të paktën për paratë që ka shpenzuar këto dy dekada të tranzicionit tonë të pambaruar e të ndaluar të mbarojë, duhet të pyesë veten me zë të lartë: KU JEMI E KU VEMI?