KOLANA
Kodi “Rebeka”
Verë 1942, Afrika e Veriut. Romeli ka rrethuar trupat britanike në një betejë që për Aleatët do të jetë shkatërruese. Gjenerali gjerman duket i pamposhtshëm. Arma e tij e fshehtë është një spiun i jashtëzakonshëm, Aleks Volfi, detyra e të cilit është të marrë vesh planet strategjike të ushtrisë britanike dhe t’ia transmetojë ato menjëherë Romelit, falë një kodi, çelësi i të cilit fshihet nëpër faqet e “Rebeka”, romancës së famshme të Dafni dy Moriesë.