Klouni Shalimar

Autor:Salman Rushdie ISBN: 978-99943-0-523-0 Kolana: Nr. faqe: 456Përktheu: Engjëllushe ShqarriViti i botimit: 2017 Çmimi: 1200 Lekë

“Madhështor… Shkëlqen nga mrekullitë gjuhësore… I hatashëm”. – Daily Express

 

“Shumica e shkrimtarëve thjesht mund të ëndërrojnë për të pasur aftësitë strukturore dhe tregimtare të Rushdie-së… Po aq tërheqës sa edhe librat më të mirë me krime, njëkohësisht po aq i qartë në zbërthimin e mistereve dhe tronditës sa edhe një këngë popullore… I mrekullueshëm”. – Independent

 

“Libri më i mirë i Rushdie-së që pas Fëmijët e mesnatës. Është një vajtim. Një histori dashurie. Dhe një paralajmërim”. – Observer

 

“Rushdie në më të mirën e tij”. – Mail on Sunday

 

“Bashkon mrekullinë e një përralle me guximin e realizmit të ashpër politik”. – Observer

 

“Fjali pas fjalie, proza e tij gjarpëruese, e lidhur mirë të mbush me gëzim”. – Literary Review

 

Los Anxhelos, 1991. Maks Ofulsi goditet për vdekje me thikë në pragun e shtëpisë së vajzës së tij të paligjshme Indisë, therur nga shoferi i tij nga Kashmiri, një figurë e mistershme e vetëquajtur Klouni Shalimar. Burri i vdekur është hero i Rezistencës së Luftës së Dytë Botërore, me aftësi të jashtëzakonshme intelektuale dhe me shumë seks apel, ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Indi dhe, më pas, shefi i Kundër-terrorizmit të Amerikës. Në fillim, duket si vrasje politike, por del se është bërë për arsye personale pasioni.

Kjo është historia e Maksit, vrasësit të tij, të bijës – dhe të një personazhi të katërt, gruas, që i lidh ata të gjithë. Duke qenë historia e një dashurie të thellë, të prishur në mënyrë fatale, të shkatërruar nga një lidhje e sipërfaqshme, ajo është një rrëfenjë epike që zhvendoset nga Kalifornia në Francë, Angli dhe, mbi të gjitha, në Kashmir: një parajsë e shkretuar, jo aq e humbur se sa e shkërmoqur.

 

Libra të tjerë nga Salman Rushdie: Fëmijët e mesnatës, Turpi, Vargjet satanike, Haruni dhe një det me histori, Psherëtima e fundit e Arapit, Furia, Magjistricat e Firences, Joseph Anton