Kështjella

Autor:Franc Kafka ISBN: 978-99943-0-292-5 Kolana: Nr. faqe: 336Përktheu: Ardian KlosiViti i botimit: 2012 Çmimi: 1000 Lekë

Por le të më lejohet nënvizimi i disa momenteve siç e kam parë dhe ndier “Kështjellën” në muajt e bukur po edhe të tendosur të shqipërimit të saj…

 

Në botimin e vitit 1951 (Frankfurt a. M., f. 481), Max Brodi dëshmon se, sipas fjalëve të Kafkës, romani do të përfundonte me vdekjen e K. – së, në kohën që i vjen lajmi nga Kështjella se ishte miratuar për të leja e qëndrimit. Në këtë mënyrë, edhe kjo vepër, sikurse dhe “Procesi” ose “Shndërrimi” ose “Dënimi” ose “Artisti i urisë” etj., do të përfundonte me vdekjen e protagonistit si fund për një makth të pafund. Vetëm se, në këtë rast, vdekja nuk na duket shumë si mbyllje logjike e zhvillimit të romanit. Ajo që tentohet, ajo që tundon protagonistin nga fillimi në fund është zhbirimi i Kështjellës, afrimi tek ajo, zbulimi i misterit të saj.

  Ardian Klosi, nga pasthënia e “Kështjellës”