KOLANA
- Geraint Parry0
- Novelë grafike3
- Të tjerë-non fiction2
- Autorë Shqiptarë160
- Biografi & Kujtime17
- Letërsi Bashkëkohore Amerikane48
- Letërsi Europiane194
- Letërsi Hispanoamerikane20
- Letërsi për fëmijë dhe të rinj42
- Poezi32
- Shkrimtarë Nobelistë17
- Studime dhe Publicistikë54
- Të tjerë32
- Botime Universitare11
- Botime Shkollore22
- 21
Jo vetëm euro
Një Europë ndryshe. Si rrjedhojë e nevojës së ngutshme për t’i dhënë një kthesë rrënjësore projektit të ndërtimit europian dhe politikave të Bashkimit, zë fill dhe zhvillohet një propozim konkret për një Europë që të shkojë, më në fund, përtej masave shtrënguese. Një Europë më demokratike dhe sociale, e mbështetur te puna, inovacioni dhe rritja e qëndrueshme, e aftë ta fitojë sërish rolin e saj në skenarin ndërkombëtar. Përkundrejt rrezikut të përparimit të forcave antieuropiane dhe lëvizjeve populiste, libri tregon një rrugë të mundshme drejt një Europe që të niset sërish nga vlerat themeluese dhe që, e vetëdijshme për unicitetin dhe potencialin e saj, të përfaqësojë sërish një shpresë për brezat e rinj. Është një nxitje zemërdhënëse që progresistët të përballojnë çështjet më thelbësore që na presin, të frymëzuar nga europianizmi i përtërirë me vështrimin drejt së ardhmes.