KOLANA
- Geraint Parry0
- Novelë grafike3
- Të tjerë-non fiction3
- Autorë Shqiptarë161
- Biografi & Kujtime17
- Letërsi Bashkëkohore Amerikane48
- Letërsi Europiane195
- Letërsi Hispanoamerikane20
- Letërsi për fëmijë dhe të rinj42
- Poezi32
- Shkrimtarë Nobelistë17
- Studime dhe Publicistikë53
- Të tjerë31
- Botime Universitare11
- Botime Shkollore22
- 20
Jeta ime – Më e bukur se një përrallë
Disa ëndrra nisin nga larg dhe falë ngulmimit, talentit dhe pasionit arrijnë të realizohen përtej të paimagjinueshmes. Kur u ngjit në bordin e anijes së trishtë me emrin “Vlora”, që mbahet mend si anija që transportoi nga Shqipëria një ngarkesë çnjerëzore qeniesh njerëzore, Kledi kishte veshur vetëm një palë pantallona të shkurtra, shapka me gisht, të vjetruara, si dhe mbarte një pasion të madh për kërcimin. Ishte forca e ëndrrave që e shtynte të shkonte përpara, në mes të një turme të dëshpëruarish, duke luftuar për të pirë pak ujë, i ndryrë brenda një stadiumi në Bari, e pastaj në arrati, në mes të një fshati të humbur. Më pas, ia behu fati i mirë, Maria de Filippi, Amici dhe gjithçka tjetër. E kur e mendon tani, shpesh nuk i bëhet ta besojë. Dhe kur sheh tërë ato turma të rinjsh që nguten në një shesh për ta parë të kërcejë, nuk mund të mos e mendojë atë anijen nga ku u nis, megjithëse mund të duket një jetë më parë. Ky libër është një histori e jashtëzakonshme, që bëhet roman. Faqe me një intensitet të habitshëm, një luhatje emocionesh dhe aventurash që të lënë gojëhapur. Dhe, më në fund, buzëqeshja e Kledit duket sikur të thotë të mos i braktisësh kurrë ëndrrat e tua, sepse përrallat ekzistojnë me të vërtetë.