KOLANA
- Geraint Parry0
- Novelë grafike4
- Të tjerë-non fiction3
- Autorë Shqiptarë162
- Biografi & Kujtime19
- Letërsi Bashkëkohore Amerikane48
- Letërsi Europiane201
- Letërsi Hispanoamerikane20
- Letërsi për fëmijë dhe të rinj43
- Poezi35
- Shkrimtarë Nobelistë17
- Studime dhe Publicistikë53
- Të tjerë31
- Botime Universitare11
- Botime Shkollore22
20
I pa(n)djeshmi
Doni është një djalë i pashëm e i suksesshëm, që nuk ka frikë të kërkojë dhe ta marrë atë që dëshiron. Në një shoqëri të bazuar te materialja e që i largohet sa më shumë shpirtërores, ai gjen të vetmen aleate: pasqyrën.
Ashtu sikurse Narcisi e sheh veten të pasqyruar në një pellg me ujë dhe vetadhurohet, por edhe vetëshkatërrohet ngase nuk mund ta përvetësojë imazhin që i përshfaqet aq pranë syve të tij, po ashtu edhe Doni vuan, por jo më për adhurimin që ka për veten, po për të vetmen femër që nuk mund të bëhet e tija. Dhe pikërisht mbi këtë dashuri të parealizuar ngre themelet ky rrëfim.
Është historia e njeriut modern – i vetmuar, bosh, kallp – e cila rrëfehet nga këndvështrimi që personazhi ka për veten nga njëra anë dhe nga këndvështrimi i rrëfyesit nga ana tjetër.
“I pa(n)djeshmi” është vazhdimi i romanit të parë të autores, me titull “Stina e pestë”, ndonëse mund të lexohet fare mirë edhe si një vepër më vete.
A mund të dashurojë dikush që i përdor njerëzit për t’ua thithur energjitë? A mund ta kuptosh dhimbjen e tjetrit nëse e përdor atë në shërbimin tënd? A është vetmia çelësi i ndryshimit të një njeriu të dashuruar vetëm pas vetvetes? Apo, në të kundërt, është ideja e së ndaluarës, e së pakapshmes, së paarritshmes, që na bën ta kërkojmë më tepër?