KOLANA
I kishte thonjtë të vizatuar
Giovanni Minello, gjinekolog, jeton dhe punon në Bari. Ai është këshilltar ndërkombëtar i Kombeve të Bashkuara, jep lëndën e seksologjisë pranë Universitetit të Barit dhe e ftojnë në universitete të ndryshme jashtë Italisë. Është shkrimtari i një sëre tekstesh shkencore (shumë prej tyre të përkthyera) dhe tre librave me aforizma. “E ku i dihet nëse gratë e ulin ndonjëherë vigjilencën apo nëse kur dashurohen nuk bëhen edhe më macka se më parë. Ndoshta e ulin vërtet vigjilencën dhe atëherë i gllabëron ndonjë tigër: ajo çka mbetet prej tyre paskëtaj nuk është asgjë veçse dhëmbë e thonj.” Një histori dashurie e dashurish e përshkuar nga ironia dhe poezia që të merr me vete, të rrëmben dhe të prek.