Hija e tim vëllai

Autor:Uwe Timm ISBN: 978-99943-0-296-3 Kolana: Nr. faqe: 164Përktheu: Pandeli PaniViti i botimit: 2012 Çmimi: 800 Lekë

Karl Heinz Timm, lindur në Hamburg, më 1924, vdekur më 1943, në një spital fushor në Ukrainë. 19-vjeçari vazhdon të jetojë në dhimbjen e prindërve, në tregimet e tyre, në shprehjet që përdorin për fatin e zi të jetës, por edhe në ëndrrat e vëllait të vogël, i cili thuajse nuk ka fare kujtime vetjake.

Përse këto ëndrra u bënë kaq të domosdoshme për t’u shfaqur pas një gjysmë shekulli. Nxitja për të shkruar për vëllanë, për të krijuar një përfytyrim për brezin e tij, gjatë luftës naziste shtohet tek Uwe Timm edhe prej domosdoshmërisë për t’u qartësuar edhe për premisat e biografisë së vet personale. Në libër shtrohen pyetje rreth tipareve familjare, për vlerat dhe qëllimet e edukimit, dashurinë, afërsinë dhe respektin në kushtet e shpërthimit të nazizmit.

Përse vëllai u regjistrua vullnetarisht në trupat SS? Ç’qëndrim mbajti ai në lidhje me detyrimin për të vrarë? Ç’mundësi iu dhanë apo nuk iu ofruan kurrë? Cila është pjesa e fajit dhe e veprimit të ndërgjegjshëm te prindërit që la pas?

Një jetë e shkurtër që lë shumë pyetje të hapura.

“Një dokument tronditës dhimbjeje, dashurie dhe sigurisë për të mos iu fshehur historisë personale.” – Heide Soltau, NDR

“Kaq troç, me kaq dashuri, butësi dhe paepshmëri është shkruar rrallë për të kaluarën gjermane.” – Hubert Spiegel, Frankfurter Allgemeine Zeitung