KOLANA
- Geraint Parry0
- Novelë grafike3
- Të tjerë-non fiction2
- Autorë Shqiptarë160
- Biografi & Kujtime17
- Letërsi Bashkëkohore Amerikane48
- Letërsi Europiane194
- Letërsi Hispanoamerikane20
- Letërsi për fëmijë dhe të rinj42
- Poezi32
- Shkrimtarë Nobelistë17
- Studime dhe Publicistikë54
- Të tjerë32
- Botime Universitare11
- Botime Shkollore22
- 21
Gruaja e munguar
Kanë kaluar tetëmbëdhjetë vjet që nga dita kur Xhin Kuiku mblodhi rrobat dhe la burrin e dy fëmijët e saj të vegjël për të mos u bërë më kurrë e gjallë. Në mungesë të saj, Leoja i rriti Xhejmsin dhe Silvian vetëm, por pasojat e braktisjes në fëmijëri kanë nisur të shfaqen. Zakoni i Xhejmsit, një yll i televizionit, për të marrë kokainë, po del me furi jashtë kontrollit, ndërsa Silvia, vajza gjithnjë e devotshme, duket sikur nuk arrin të shkëputet nga i ati dhe të ndërtojë jetën e saj.
Një telefonatë e papritur sjell të reja tronditëse. Xhini ka vdekur në Afrikën e Jugut dhe ka lënë një vajzë shtatëmbëdhjetëvjeçare, Starin, për të cilën Leoja nuk ka ditur gjë më parë. Ajo po vjen drejt një shtëpie që nuk e ka njohur kurrë.
Me ardhjen e Starit, fillojnë të shfaqen sërish ndjenja të plagosura, të varrosura prej kohësh, ndërsa secili nga pjesëtarët e familjes Kuik është i detyruar të përballet me pasojat e pakëndshme të braktisjes së Xhinit – qoftë si individë, qoftë si familje. “Gruaja e munguar” është një histori për pasojat e të fshehtave dhe të dëshirave të fshehura, një udhëtim i errët, njohës dhe magjepsës për një familje moderne në krizë.