KOLANA
Gjyshja, Zoti dhe Britni, takim në dhomën e ndenjjes ose unë dhe Bota Islame
Rritur mes Damaskës dhe Vjenës, Luna Al-Mousli ishte familjarizuar me këngën e myezinit po aq sa dhe me hitet e Britney Spears-it. Që në vogëli, qilimi i jetës së saj nis të endet duke bërë bashkë motivet e botës islame me ato të përditshmërisë “te ne”
Me një stil oriental ajo rrëfen për këtë jetesë me dhe pranë njëri-tjetrit duke sjellë në kujtesë: familjen e saj të madhe e të zhurmshme me gjashtë tetot e marra që duheshin martuar, kushërinjtë dhe kushërirat e shumta, vizitat në Mekë, veshjen që përdorte gjyshja gjatë faljes si dhe orvatjet e hershme për të pasur parukerinë e vet.