KOLANA
- Geraint Parry0
- Novelë grafike4
- Të tjerë-non fiction3
- Autorë Shqiptarë162
- Biografi & Kujtime19
- Letërsi Bashkëkohore Amerikane48
- Letërsi Europiane201
- Letërsi Hispanoamerikane20
- Letërsi për fëmijë dhe të rinj43
- Poezi35
- Shkrimtarë Nobelistë17
- Studime dhe Publicistikë53
- Të tjerë31
- Botime Universitare11
- Botime Shkollore22
- 20
Gjëra të vogla si këto
Është njëra nga ditët që Billi Furlongu vërtitet nëpër ferma dhe fshatra me kamionin e ngarkuar me dru, torfë e qymyr. Askush nuk dëshiron ta kalojë në të ftohtë javën e Krishtlindjeve. E nën dëborën që vazhdon të bjerë pa pushim, gjithçka ka mbetur e njëjtë në këtë cep të Irlandës. Por befas, në oborrin e heshtur të një manastiri, Billi takohet me dikë që arrin të shkundë shpirtin dhe kujtimet e tij. Ta lësh mënjanë, të kthehesh nga ana tjetër është zgjedhja më e thjeshtë e sigurisht më komode. Por ndoshta për Billi Furlongun ka ardhur çasti që të dëgjojë zemrën.
Një sukses i madh ndërkombëtar, një histori e pakohë, në gjendje që të ndriçojë ato veprime të vogla që i japin dinjitet një jete të tërë.
“Çdo radhë e këtij libri është një leksion stili dhe emocioni”. Hilary Mantel
“Një autore e jashtëzakonshme”. Richard Ford
“I shkëlqyer”. Ali Smith
“I paimagjinueshëm”. Colm Tóibin
“Sublim, një roman që të kujton Çehovin”. Andrew O’Hagan
Claire Keegan ka lindur më 1968 në kontenë e Wicklow-it në Irlandë. Libri “Gjëra të
vogla si këto” u botua në 30 vende dhe ishte finalist i Booker Prize-it.