Gjak si boja

Autor:Cornelia Funke ISBN: 978-99943-0-333-5 Kolana: Nr. faqe: 588Përktheu: Doreida KafexhiuViti i botimit: 2013 Çmimi: 1200 Lekë

Megi lexoi për të njëqindtën herë letrën që u kishte shkruar prindërve:
Shumë i dashur Mo! E dashur Resa! Ju lutem të mos shqetësoheni. Faridi duhet të gjejë Gishtpluhurin e ta paralajmërojë për rrezikun e Bastës, ndaj dhe unë po shkoj me të. Nuk dua të qëndroj gjatë, dua vetëm të shoh Pyllin e Paudhë dhe Princ Proshutën, Kozimo të Bukurin dhe ndoshta edhe Princin e Zi dhe ariun e tij. Dua të shoh sërish zanat dhe njerëzit-qelq dhe Fenolion. Ai do të më sjellë sërish këtu. Ju e dini se ai mundet. Mos u shqetësoni. Bricjapi nuk është më atje.
Shihemi së shpejti, një mijë puthje. Megi.

Trilogjia e Cornelia Funke-s, nga Shtëpia Botuese “Dudaj”:

  1. Zemër si boja
  2. Gjak si boja
  3. Vdekje si boja