Fundjava

Autor:Bernhard Schlink ISBN: 978-99943-0-348-9 Kolana: Nr. faqe: 260Përktheu: Irena NasiViti i botimit: 2014 Çmimi: 800 Lekë

Nga shkrimtari i «Leximtarit»

Një verë në Gjermani, pa praninë e publikut, në një shtëpi të rrënuar fshati. Po si qëndron e vërteta?

Pasi kishte bërë njëzet vjet burg, Jorgu fiton amnistinë në mënyrë të papritur. Kristiana, motra e tij, dëshiron që fundjavën e parë në liri ai ta festojë me disa miq të vjetër në një vilë të rrënuar në fshat, pa praninë e reporterëve dhe kamerave.

Gazetari Hener, mësuesja Ilze, biznesmeni Ulrih me të shoqen dhe të bijën, Karina, peshkope e një kishe të vogël fshati, avokati Andreas – të gjithë në njëfarë mënyre e kishin përkrahur dikur revolucionin. Po tanimë ata janë bërë pjesë e realitetit qytetar.

Ata vijnë nga besnikëria, nostalgjia dhe kurioziteti. Kanë dëshirë t’i japin këshilla Jorgut, ta ndihmojnë, por njëkohësisht të ruajnë edhe distancën. Por nuk arrijnë t’i shmangen përballjes me biografinë, t’u shmangen ëndrrave për jetën e tyre dhe gënjeshtrave. E shkuara zgjohet përsëri…

“Një prozë e shkëlqyer dhe e thjeshtë. Schlink-u është një mjeshtër i gjuhës gjermane. Ai shkruan në mënyrë të qartë dhe me inteligjencë.” – Ekhard Fur/ Die Welt, Berlin

“Bernhard Schlink arrin t’i mbrojë me shumë kujdes veprat e rralla të artit në letërsinë gjermane, kryesisht pa ia hequr lexuesit të drejtën e gjykimit moral; nëpërmjet një saktësie sugjestive të gjuhës, ia del të arrijë një shkallë shumë të lartë qartësie.” – Verner Fuld/ Focus, Munih

“Bernhard Schlink gjen pikat e dobëta të aktualitetit gjerman.” – Verena Auferman/ “Süddeutsche Zeitung, Munih