Filozofja, qeni dhe dasma

Autor:Barbara Stok ISBN: 978-99943-0-726-5 Kolana: Nr. faqe: 298Përktheu: Agim DoksaniViti i botimit: 2024 Çmimi: 1200 Lekë

Ajo kishte jetën që të gjithë e ëndërronin,
Por u përball me një vendim rrënjësor.

Kjo është historia e Hiparkias, një nga gratë
e para që u bë filozofe.

Greqi, shekulli i katërt p.e.s. Hiparkia udhëton drejt Athinës për të takuar birin e pasur të një familjeje të shquar, me të cilin shpreson të martohet. Por aty takon edhe një filozof të çuditshëm që jeton në rrugë. Ndërkohë që data e martesës afrohet, ajo magjepset gjithnjë e më tepër nga idetë e Kratesit dhe mënyra e tij e jetesës.

E mbetur në dilemë mes pritshmërive tradicionale të shoqërisë greke dhe një lëvizjeje filozofike që propagandon një jetesë minimaliste dhe kundërshton të gjitha rangjet, standardet dhe normat shoqërore, Hiparkia vë në pikëpyetje gjithçka që i kanë mësuar më parë. Por ku gjendet lumturia e vërtetë?

Me këtë portret fitimtar të një rebeleje sfiduese, libri “Filozofja, qeni dhe dasma” i Barbara Stok-ut tregon se disa histori, sado të lashta qofshin, mbeten aktuale edhe sot e kësaj dite.

Kur vuri re se shumicës së njerëzve iu binin hallet mbi kokë gjatë gjithë jetës dhe kacafyteshin pareshtur mes vetes; kur pa se aq shumë telashe kishin sa nuk gjenin prehje një çast, madje as gjatë lojërave panhelenike, kur shpallej armëpushim i përgjithshëm; kur kryheshin krime vetëm për të mbajtur frymën gjallë; kur anembanë pllakoste paniku se njerëzve mund t’u mungonin edhe gjërat më të domosdoshme të jetesës; kur s’lihej përçapje pa bërë për t’i lënë fëmijët të krimbur në para – kur pa të gjitha këto, u mrekullua që ai ishte i vetmi njeri i lirë, sepse asgjë të tillë nuk bënte; e megjithatë askush nuk e vlerësonte sa i bekuar ishte.

– Dio Chrysostomus, Cinik, shekulli I p.e.s

Barbara Stok-u është artiste holandeze e tregimeve të ilustruara, e cila ka fituar disa çmime. Puna e saj e hershme ishte autobiografike, duke vënë në pikëpyetje vazhdimisht kuptimin e jetës, të mirën dhe të keqen, gjithmonë me një ndjesi humori. Ndër vite, ajo ka studiuar disa kurse filozofie në universitet. Romani grafik “Vincent” (SelfMadeHero, 2012), i vlerësuar nga kritika, është për jetën e Vincent van Gogh-ut dhe është botuar në më shumë se 20 vende. Magjepsja e Stok-ut pas filozofisë e shtyu atë të shkruante “Filozofja, qeni dhe dasma,” pas pesë vitesh hulumtimi.