Dëshmon Pereira

ISBN: 978-99943-0-677-0 Kolana: Nr. faqe: 162Përktheu: Mimoza HysaViti i botimit: 2022 Çmimi: 1400 Lekë

Falë forcës dhe poetikës së penelit të tij, Gomonti ka arritur të sjellë të gjallë shpirtin
e një prej personazheve më të paharrueshme të letërsisë së shekullit të kaluar, me një interpretim sa besnik, aq dhe origjinal e inovativ.

 

Lisbona, në gushtin fatkeq të vitit 1938: një gazetar i qetë e gjen veten të përfshirë në luftën antifashiste. Vetmia, ëndrra, vetëdija për të jetuar dhe për të zgjedhur, në vorbullën e historisë.

Një roman i madh për përfshirjen qytetare. Dy çmime kombëtare: Viareggio-Repaci dhe Campiello dhe Prix Européen Jean Monnet. Më shumë se njëzet përkthime në gjuhë të huaja. Një interpretim të paharrueshëm në kinematografi të Marcello Mastroianni-t. Tashmë dhe një novelë grafike mbresëlënëse si për publikun ashtu dhe për kritikën në Francë, vlerësuar me çmimin Grand Prix RTI, si dhe çmimin Château de Cheverny. Me skena të reja, të pabotuara më parë, të realizuara duke respektuar tërësisht frymën e romanit në origjinal.

 

Antonio Tabucchi (Piza, 1943-Lisbona, 2012) është një prej shkrimtarëve të mëdhenj evropianë të shekullit XX. Autor romanesh, tregimesh dhe tekstesh teatrale të përkthyera në të gjithë botën, si dhe fitues i shumë çmimeve të rëndësishme. Ka bërë gjithashtu një punë të vyer si eseist, si përkthyes dhe si profesor i gjuhës dhe i letërsisë portugeze në Universitetet e Gjenovës dhe të Sienës. Si intelektual është angazhuar në disa beteja civile dhe politike, duke bashkëpunuar me gazeta të rëndësishme në Itali dhe jashtë saj.

Pierre-Henry Gomont, i lindur në vitin 1978, jeton dhe punon në Paris. Në 2011-n firmos veprën e tij të parë, “Kirkenes”, shkruar nga Jonathan Châtel, për Les Enfantes Rouges. Vijojnë “Catalyse”, “Crematorium” (me skenar të Éric Borg-s) dhe “Rouge Karma” (me Eddy Simon-in), me të cilin fitoi çmimin “Prix SNCF du polar”. Në 2016-n vepra e tij “Les nuits de Saturne” u vlerësua me Trophée 813. Pas përshtatjes së romanit “Dëshmon Pereira”, në 2018-n ka botuar dhe “Malaterre”.