Engram

Autor:Brunilda Zllami ISBN: 978-99943-0-780-7 Kolana: Gjinia: , , , Nr. faqe: 412Viti i botimit: 2025 Çmimi: 1500 Lekë

Romani “Engram” nga Brunilda Zllami vjen krejt befasisht dhe na befason me historinë që trajton. Sa shumë është folur për kujtesën dhe për mënyrën sesi ajo ndërvepron më atë që shënon dhe shpëfaq në çaste të caktuara të jetës sonë… Autorja ndërthur dijen e saj si neurologe, me fantazinë dhe shkrimin e saj si shkrimtare, duke eksploruar shtigje të vështira, sa shkencore aq edhe mistike, duke na sjellë një potpuri personazhesh plot ngjyra.

Është një sprovë e vështirë por e kaluar me sukses, në një roman që të mban mbërthyer deri në faqen e fundit. «Kishte mjaftuar ai çast, që mëngjeseve të priste pranë ashensorit, derisa hapat e saj të ngadaltë të vinin drejt tij. E gjente veten tek hapte kafazin metalik, të priste që ajo të kalonte e para e të zinte anën e majtë. Por çdo mëngjes e gjente veten më pranë saj dhe në momente të caktuara nuk kishte më as anë. Sytë e tyre e gjenin njëri-tjetrin me një pulitje, buzët kërkonin që përveç fjalëve të provonin dhe shijen e trupat lëviznin drejt njëri-tjetrit sikur hapësira boshe t’i bezdiste. Çdo mëngjes ata prisnin një hop në oborr ku shkëmbenin batuta të ëmbla, e ndaheshin në drejtime të kundërta deri pasditeve të vona. Dhe çuditërisht, kur ngrinte kokën drejt dritares së saj gjente jo vetëm dritën ndezur, por edhe buzëqeshjen e saj. Ajo tashmë ishte bërë pjesë e këtij qyteti, e qyteti personi – fikohej nga ajo. Edhe sot e kësaj dite ishte pjesë e atij qyteti, e ndjesisë së të bukurës, lirisë dhe idesë se një ditë edhe ai mund të ishte pjesë e diçkaje që do ishte zgjedhje
krejt e natyrshme, si buzëqeshja e saj. »