Edhe një ditë më shumë

Autor:Fabio Volo ISBN: 978-99943-0-123-3 Kolana: Nr. faqe: 318Përktheu: Elona MistrovicaViti i botimit: 2009 Çmimi: 900 Lekë

Problemi nuk është sa pret, por kë pret.

Zgjimi, kafeja, tramvaji, zyra, palestra, pica-kinemaja-shtrati (nëse është me fat, jo vetëm)… Ditë gjithmonë të ngjashme, të shënjuara nga takime që, në fund të fundit, i shëmbëllejnë njëra-tjetrës, të humbura nën qiellin ngjyrë gri të një metropoli që ka harruar të buzëqeshë.

Kjo është jeta e Xhakomos, i cili nuk e vret shumë mendjen dhe përballet me ngjarjet duke qëndruar në sipërfaqe. Por, një ditë, ai takon një të panjohur në tramvaj, e has atë edhe të nesërmen, edhe të nesërmen tjetër. Për muaj me radhë. E kështu, ato tri ndalesa të tramvajit, që i duhet të përshkojë për të mbërritur në zyrë, shndërrohen në një takim tepër të rëndësishëm e të përditshëm. Në fakt, ato janë “takimi më i rëndësishëm”. Por fati i së panjohurës e shpie atë larg, në një qytet tjetër. Po Xhakomo?

Për herë të parë në jetë, ai vendos të mos qëndrojë më në sipërfaqe, të rrezikojë të duket qesharak, dhe niset në ndjekje të një ëndrre. Ky është fillimi i një loje të pabesueshme dhe gjithëpërfshirëse, që papritur do të ndërpritet e që do t’i shpjerë ata të dy në një pikë nga ku nuk mund të kthehen më pas, për të zbuluar nëse ia vlen ta luash deri në fund lojën e jetës.