E vërteta mbi çështjen Herri Kjubert

Autor:Joël Dicker ISBN: 978-99943-0-416-5 Kolana: Gjinia: Përktheu: Shpëtim KelmendiViti i botimit: 2015Nr. faqe: 632 Çmimi: 1400 Lekë

Verë e  vitit 1975. Nola Kelergani, një vajzë 15-vjeçare zhduket në mënyrë misterioze në qytezën e qetë të Aurorës në Nju Hempshajër. Kërkimet e policisë nuk japin asnjë rezultat. Pranverë e vitit 2008, Nju Jork. Markus Goldman, një shkrimtar i ri i suksesshëm po përjeton një nga rreziqet më të mëdha të profesionit të vet: është bllokuar dhe nuk mund të shkruajë asnjë rresht të romanit që duhet t’ia dorëzojë për shumë pak kohë botuesit të vet. Por diçka e papritur ndodh në jetën e tij: miku i tij dhe profesori i universitetit, Herry Kjuberti, një nga shkrimtarët më të famshëm të Amerikës, akuzohet për vrasjen e së resë Nola Kelergan. Kufoma e vajzës gjendet në oborrin e vilës së shkrimtarit në Gus Kouv, në periferi të Aurorës, në breg të oqeanit. I bindur në pafajësinë e Herri Kjubertit, Markus Goldmani braktis gjithçka dhe shkon në Aurora për të bërë hetime. Pas më shumë se tridhjetë vjetësh, Markusi duhet t’i japë përgjigje pyetjes se kush e vrau Nola Kelerganin? Dhe, sigurisht, të shkruajë një roman të suksesshëm.

“E vërteta mbi çështjen Herri Kjubert” është një lumë i rrëmbyeshëm, që e mbështjell lexuesin dhe e merr me vete duke e përkundur nga faqja e parë deri tek ajo e fundit, është libri i verdhë i quajtur si një fenomen botëror editorial: gjenial, argëtues, pasionant, i aftë për të mahnitur në fillim Francën, pastaj gjithë botën mbarë.