KOLANA
- Geraint Parry0
- Novelë grafike6
- Të tjerë-non fiction3
- Autorë Shqiptarë173
- Biografi & Kujtime19
- Letërsi Bashkëkohore Amerikane50
- Letërsi Europiane212
- Letërsi Hispanoamerikane21
- Letërsi për fëmijë dhe të rinj43
- Poezi38
- Shkrimtarë Nobelistë18
- Studime dhe Publicistikë53
- Të tjerë32
- Botime Universitare11
- Botime Shkollore22
20
E fshehta e syve të tu
Një takim në dukje i rastësishëm mes Elorës dhe Elionit nis me një kryqëzim shikimesh që lë pas një ndjesi të pazakontë. Mes tyre krijohet menjëherë një afërsi e çuditshme, një lehtësi e atillë në komunikim që ngjan sikur vjen nga një njohje e hershme, jo nga një takim i parë. E udhëhequr nga parandjenja të forta dhe nga një intuitë e mprehtë, Elora nis të dyshojë se marrëdhënia që po lind nuk është e zakonshme. Elioni, përkundrazi, përpiqet t’i shpjegojë përkimet dhe sinkronizimet e njëpasnjëshme si rastësi, duke refuzuar të shohë diçka më të thellë pas tyre. Në përpjekjen për të kuptuar këtë lidhje të paqartë, një rol të rëndësishëm luan Sibeli, psikologia e përbashkët e çiftit. Paralelisht me këtë histori, zhvillohet edhe rrëfimi i Marie Vorpsit, një gruaje të lënduar nga një martesë e dhunshme dhe nga një realitet patriarkal që e ka shtypur për vite me radhë. Elora, me profesion avokate, merr përsipër çështjen e divorcit të saj dhe e shndërron atë në një sfidë personale, duke u përballur jo vetëm me ligjin, por edhe me padrejtësitë që fshihen pas tij. Ndërsa kërkon të vendosë drejtësi për Marie Vorpsin dhe për mikun e saj të ngushtë, Kasianin, Elora detyrohet të përballet me pyetje që prekin jetën e saj: çfarë fshihet pas shikimit të Elionit dhe pse kjo botë e panjohur i dukej çuditërisht familjare? A është e vërteta diçka që mund të pranohet pa pasoja?
E fshehta e syve të tu është një roman që ndërthur marrëdhëniet njerëzore, drejtësinë dhe kërkimin e së vërtetës, duke ndërtuar gradualisht një tension emocional që e shoqëron lexuesin deri në fund.
“Isha ndeshur me sy djajsh dhe engjëjsh. Sy të zbrazët që nuk rrëfenin asnjë histori, asnjë ndjesi a tipar të karakterit. Sytë e mashtruesve, të atyre që mbartnin helm në shpirt. Sy të çiltrish, sy drite edhe ato i kisha ndeshur. Më duhet të jem e sinqertë e të shtoj se këto të fundit i kam hasur më rrallë. Sy të tillë bëhen gjithnjë e më të rrallë…
Por kurrë nuk do ta harroj ditën kur nëpërmjet syve të dikujt tjetër, lexova esencën time, dhe, për çudi, nuk pata frikë. U mrekullova nga veçantia e atij takimi. Nuk më kishte ndodhur kurrë më parë. S’isha ndeshur asnjëherë me një shikim si ai, që shigjetonte thellë në shpirt, me një ndjeshmëri të atyre përmasave për tjetrin, për të huajin. Edhe pse kjo ndodhi pikërisht sepse ai nuk ishte i huaj. Elioni isha unë.





