Dyshimi

Autor:Ashley Audrain ISBN: 978-9994-306-99-2 Kolana: Gjinia: Nr. faqe: 318Përktheu: Ilir PustinaViti i botimit: 2023 Çmimi: 1200 Lekë

“Thellësisht tërheqës” – Paula Hawkins, autore e “The Girl on the Train”

“Të rrëmben nga faqja e parë, e mezi pret fundin e librit”. – Good Morning America

“Rrallëherë ka mundur dikush të shkojë kaq larg në përshkrimin e marrëdhënieve nënë-bijë, dramave të mëmësisë dhe plagëve të trashëguara” – The Parisian

Ngjarja më e pritur e vitit. Botuar njëkohësisht në 34 vende të botës.

Një dramë psikologjike, e tensionuar, që ka në qendër krijimin dhe rrënimin e një familjeje – dhe një grua, përjetimi mëmësor i së cilës nuk ka të bëjë aspak me atë që ka shpresuar, por me gjithçka që i druhej.

Blajth Konor është e vendosur për të qenë një nënë e ngrohtë dhe e dashur për foshnjën e saj, Violetën. Një nënë që ajo vetë nuk e pati kurrë. Por, që në ditët e para rraskapitëse të mëmësisë, Blajthi krijon bindjen se ka diçka që nuk shkon tek e vogla e saj – ajo nuk sillet njëlloj si fëmijët e tjerë.

Apo mos vallë gjithçka është në kokën e Blajthit? I shoqi, Foksi, mendon se ajo po përfytyron gjëra. Sa më shumë që Foksi i injoron frikërat e saj, aq më tepër Blajthi fillon të vërë në pikëpyetje shëndetin e saj mendor dhe aq më shumë ne fillojmë të vëmë në pikëpyetje atë që Blajthi po na rrëfen lidhur me jetën e saj. Më pas vjen në jetë djali i tyre, Semi. Blajthi krijon atë lidhje të bekuar që gjithmonë ka ëndërruar në raport me krijesën e saj. Edhe Violeta duket se e do vëllanë e saj të vogël. Por kur jeta e tyre befas ndryshon, shkëputja e saj shkatërruese e detyron Blajthin të përballet me të vërtetën.

Dyshimi është një kryevepër që do ta lexoni me një frymë, një novelë krejtësisht përthithëse, që do të sfidojë gjithçka dini për mëmësinë, për atë se çfarë i detyrohemi fëmijëve tanë, dhe ndjesitë që përjeton një grua që ndihet e pakuptuar.