KOLANA
- Geraint Parry0
- Novelë grafike6
- Të tjerë-non fiction3
- Autorë Shqiptarë175
- Biografi & Kujtime21
- Letërsi Bashkëkohore Amerikane52
- Letërsi Europiane218
- Letërsi Hispanoamerikane21
- Letërsi për fëmijë dhe të rinj43
- Poezi39
- Shkrimtarë Nobelistë19
- Studime dhe Publicistikë54
- Të tjerë32
- Botime Universitare11
- Botime Shkollore22
21
Djaloshi Soni
“Një natë, në skenë, si papritur, ndodhi çudia. Forca e shprehjes shpërtheu brenda meje, si nuk kishte ndodhur kurrë më parë. Madje as nuk e kisha kërkuar. Kjo është bukuria e këtyre gjërave. Ti nuk e kërkon. Hap gojën dhe flet. Fjalët dalin vetë, janë fjalët e Strindbergut, mirëpo i thua sikur të ishin fjalët e tua. Bota u bë e imja, ndjenjat të miat, ato fluturonin përtej jugut të Bronksit. U largova nga familja. U bëra pjesë e një bote shumë të madhe. E kuptova se më qe hapur një portë, se i përkisja gjithë botës, dhe jo vetëm një vendi. Pyesja veten, çfarë po ndodh? Më duket sikur po fluturoj lart drejt qiellit. Dhe thashë: Po. Kaq ishte. Pikërisht aty, mund ta arrij dhe ta prek. Mrekullia është aty, tani arrita ta kuptoj se është e mundur. Dhe papritur, në atë çast, u bëra i përbotshëm.
Pas kësaj nuk druhesha më. Nëse ha apo nuk ha. Fitoj pará a s’fitoj pará. Jam i famshëm a s’jam i famshëm. Këto s’kishin më pikë rëndësie për mua. Në këtë profesion, je me fat kur nuk e vret mendjen për to. Po më hapej një portë, jo për karrierë, jo drejt suksesit dhe pasurisë, por drejt shpirtit të gjallë të energjisë. E kisha ngulur atë thellë brenda meje, dhe s’kishte gjë tjetër veçse të shprehesha: do ta bëj.”
Aktori dhe regjisori Al Paçino është figurë unike dhe e qëndrueshme në botën amerikane të teatrit dhe filmit. U rrit në Nju Jork, në jug të Bronksit, ndoqi Shkollën Profesionale për Aktorë dhe studioi për t’u bërë aktor në Studion Herbert Bergof me Çarli L. Lotonin, dhe në Aktor-Studio me Li Strasbergun.
Është nominuar nëntë herë për Çmimin Oskar, mes tyre për filmat “Kumbari”, “Një pasdite zhegu”, “Serpiko”, “Kumbari II”, “Irlandezi”, dhe ka marrë Çmimin Oskar në vitin 1992 për filmin “Aromë gruaje”. Është nominuar nëntëmbëdhjetë herë për Çmimin Globi i Artë, të cilin e ka fituar katër herë; ka tre nominime për Çmimin Toni dhe ka fituar dy; tre për Çmimin Emi dhe ka fituar dy. Ka fituar Çmimin prestigjioz Obi.
Paçino është nderuar nga Qendra Kenedi dhe nga Instituti i Filmit Amerikan, me Çmimin e Karrierës, me Medaljen Kombëtare të Arteve nga Presidenti Obama, dhe me Çmimin Globi i Artë, i Sesil B. DeMile për karrierën.





