Deti nuk mban pengje

Autor:Karen Gillece ISBN: 978-99943-0-390-8 Kolana: Gjinia: , , Nr. faqe: 348Përktheu: Margarita Sulaj SkënderiViti i botimit: 2015 Çmimi: 1000 Lekë

Në një treg të zhurmshëm brazilian, një djalë i vogël zhduket sa hap e mbyll sytë, pa lënë asnjë gjurmë… Ekzistenca e nënës së tij, që bënte një jetë të lirë duke udhëtuar nëpër Amerikën e Jugut së bashku me të dashurin dhe të birin, merr befas një kthesë të vrazhdë. Pas dy vjetësh, e dërrmuar nga kërkimet për të birin e zhdukur, Njacion, dhe e zhgënjyer nga largimi i të dashurit të saj, Lara kthehet në shtëpinë e fëmijërisë, në bregun jugperëndimor të Irlandës.

Ndërsa përpiqet të pajtohet me gjendjen dhe ta pranojë humbjen e saj, Lara gjen sërish miqësinë e Kristit, të dashurit të saj të fëmijërisë, i cili e gjen veten gjithmonë e më të tërhequr nga natyra e saj bohemiane. Por ajo që nis si një interes i saj ndaj së shkuarës përfundon duke u kthyer në një makth. Ndërsa Lara përpiqet ta ndreqë sërish jetën e saj pa i humbur kurrë shpresat për Njacion, Kristi fillon të shkatërrohet.

“Deti nuk mban pengje” është një histori pasioni dhe tradhtie, e pasojave të kërkimit të dashurisë gjithmonë në vendin e gabuar dhe i bindjes së patundur të një nëne zemërlënduar, se i biri do të kthehet tek ajo – edhe kur të gjitha shpresat duket se janë shuar.