KOLANA
- Geraint Parry0
- Novelë grafike4
- Të tjerë-non fiction3
- Autorë Shqiptarë162
- Biografi & Kujtime19
- Letërsi Bashkëkohore Amerikane48
- Letërsi Europiane201
- Letërsi Hispanoamerikane20
- Letërsi për fëmijë dhe të rinj43
- Poezi35
- Shkrimtarë Nobelistë17
- Studime dhe Publicistikë53
- Të tjerë31
- Botime Universitare11
- Botime Shkollore22
- 20
Dashuria që meriton
Në librin e saj të katërt, Daria Bignardi na sjell një histori të fshehtë. Si mund të jetë dashuria, njëkohësisht forca më krijuese dhe ajo më shkatërrimtare? Çfarë jemi të gatshëm të humbim për dashurinë, çfarë jemi të gatshëm të rrezikojmë? A është e mundur që lumturia e plotë të shfaqet vetëm atëherë kur të pushton hidhërimi absolut?
“I urrej fotografitë e çastit, sepse të gënjejnë. I kam grisur pothuajse të gjitha, por nga Krishtlindja jonë e fundit ruaj vetëm një fotografi. Fotografitë e familjes nuk tregojnë emocionet e vërteta: i këqyr dhe sheh një pemë të shndritshme, një bluzë të kuqe, një buzëqeshje që të kujton një atmosferë intime dhe gazmore dhe e ndien veten të dërrmuar nga malli. ‘Sa të lumtur ishim’, mendon. Ndërkohë, në shtëpinë tonë kishte hyrë e keqja.”
Pas këtij fragmenti nga libri, nis shtjellimi i një drame të madhe njerëzore. Histori të rinjsh që, pas shumë e shumë vitesh, kthehet në një peng për të afërmit e tyre. Përmes rrëfimeve të Antonias dhe Almës zbulohen të fshehta tronditëse për histori droge, histori dashurish, të fshehta të tjera për prejardhjen familjare që nuk është e lehtë t’u shkosh në origjinë. Ndaj dhe Antonia gati vihet në rolin e një detektivi dhe arrin të ndriçojë pjesën më të madhe të një historie që dukej sikur nuk do të shpjegohej kurrë.
Daria Bignardi ka lindur në Ferrara, por që prej vitit 1984 jeton në Milano. Në vitin 2009 ka botuar librin autobiografik “Nuk do t’ju lë jetimë”, i cili fitoi çmimin Rapallo, çmimin Elsa Morante për tregimtarinë, çmimin e Qytetit të Padovës, si dhe është përkthyer në vende të ndryshme. Në vitin 2010 u botua romani i saj “Një karmë e rëndë“. Në vitin 2012 ka botuar librin “Akustikë e përkryer”, që është duke u përkthyer në nëntë shtete. Shkruan për revistën “Vanity Fair“, si edhe është autore dhe drejtuese e programit “Dyndjet barbare” në televizionin La 7.