KOLANA
- Geraint Parry0
- Novelë grafike4
- Të tjerë-non fiction3
- Autorë Shqiptarë163
- Biografi & Kujtime19
- Letërsi Bashkëkohore Amerikane48
- Letërsi Europiane206
- Letërsi Hispanoamerikane20
- Letërsi për fëmijë dhe të rinj43
- Poezi36
- Shkrimtarë Nobelistë18
- Studime dhe Publicistikë53
- Të tjerë31
- Botime Universitare11
- Botime Shkollore22
20
Dallga e shtatë
1) Ju i njihni Emi Rothnerin dhe Leo Leiken? Pra, ju e keni lexuar tashmë “A të kam folur ndonjëherë për erën e veriut?“, këtë histori të pazakontë dashurie, ku dy njerëz dashurohen duke shkëmbyer mesazhe e-mailesh, por pa e parë kurrë njëri-tjetrin.
2) Për ju historia e Emit dhe Leos ka përfunduar. Ndoshta për ju. Por jo për Emin dhe për Leon!
3) Ju jeni të mendimit se të dashuruarit e meritojnë të paktën një përballje të vetme reale dhe se ky roman e meriton një mundësi të dytë me një tjetër përfundim? Ja ku e keni atë!
4) Ju nuk e keni idenë se për çfarë po flitet? Pra, ju filloni të lexoni “Valën e shtatë“ pa ndonjë njohuri mbi erën e veriut? S´ka problem. Ja çfarë duhet të dini:
Leo Leike, pas një viti që ndenji në Boston, kthehet në apartamentin e tij në Vjenë. Aty atë e presin mesazhet e Emi Rothnerit. Të dy e kuptojnë shpejt se ndjenjat ndaj njëri-tjetrit janë ende të gjalla. Ndoshta ata duhet të takohen vërtet një herë të vetme. Por Leoja është i lidhur ndërkohë me një vajzë tjetër, ndërsa Emi është ende e martuar. Gjithsesi, në romanin e ri të Daniel Glattauer-it mësojmë se, kur gjashtë valët e para e kanë shkumëzuar bregun, pritet vala e shtatë. Dhe ajo gjithmonë të befason me furinë e saj.