Çlirimi i vlerës

Autor:Les Nemethy ISBN: 978-99943-0-239-0 Kolana: Gjinia: , Nr. faqe: 264Përktheu: Florian AgalliuViti i botimit: 2011 Çmimi: 1000 Lekë

Ky libër është lexim i detyrueshëm për këdo që është i interesuar ta dijë se si t’i qaset në mënyrën më të efektshme transferimit të pronësisë në një kompani dhe të përgatisë një tranzicion të suksesshëm, si për aksionarët ashtu edhe për firmën. Autori përdor gjithë përvojën e tij ndërkombëtare për t’i ndihmuar pronarët në këtë periudhë të jetës dhe të karrierës së tyre, për t’i peshuar mirë të gjitha çështjet e përfshira. Libri është i pasur në shembuj dhe me këshilla praktike mbi mënyrat si të kapet kufiri më i lartë i të ardhurave të transaksionit dhe se si të kristalizohet vlera. – Dante Roscini, Profesor, Harvard Business School, ish-drejtor i Global Equity Markets, Merril Lynch

Gjithmonë i kam admiruar ndërtuesit e bizneseve, këta “heronj të palëvduar të shoqërisë”. Duke u nisur nga përvoja e dikujt që ka kaluar vite të tëra në blerjen e bizneseve, përgatitjet dhe metodologjia e rekomanduar nga Nemeethy, mbi mënyrat si bëhet gati dhe ekzekutohet një tranzicion i pronësisë, mund ta ndihmojnë shumicën e pronarëve të bizneseve t’i rrisin mundësitë e rezultateve pozitive, duke përmbushur në të njëjtën kohë edhe objektivat personalë dhe ato të korporatës. Nemethy propozon një qasje të strukturuar – veprime të qarta dhe logjike – një recetë e fuqishme kjo për sukses. – Yves de Solages, Ish-drejtor i Sh&B për Cargill Europe

Ky libër duhet të lexohet patjetër nga çdo pronar biznesi dhe duhet të bëhet pjesë përbërëse e çdo kursi studimesh në menaxhim. Ai i ndihmon pronarët e biznesit të përgatiten për atë që do të jetë transaksioni më fitimprurës i jetës – daljen nga biznesi i tyre. Duke u bazuar te përvoja e tij shumë e gjerë mbi këtë temë, Nemethy e ndan këtë proces të koklavitur në hapa logjikë dhe lehtësisht të ndjekur, të ilustruara me raste të vlefshme studimore. – Stefano Albarosa, CEO, Cefin Group